TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shkurt 2025, 18:23

Arrestimi i Veliajt, PS vijon me të njëjtin avaz; Majko: Nuk ngrihemi ta akuzojmë Dumanin si mercenar

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Veliajt, PS vijon me të njëjtin avaz; Majko: Nuk ngrihemi

Arrestimi i kryebashkiaku Erion Veliaj ka shkaktuar debate të forta sot në Parlament. Opozita u duk shumë entuziaste, teksa Flamur Noka e lidhi dhe me kontraktimin që PD i ka bërë menaxherit të fushatës së Trump. Ai u shpreh se tani është radha e PD.

Por ndaj tij reagoi Pandeli Majko, i cili është deputeti i parë socialist që flet zyrtarisht për arrestimin e Veliaj duke u hequr si ithtar i drejtësisë. Socialistët vijojnë me avazin se nuk sulmojnë drejtësinë.

Unë mendoj që sot është një seancë e veçantë sa i përket edhe fjalorit të përzgjedhur. Fillimisht dua të them se si shumë kolegë të tjerë ndjehem në pozitë të vështirë përballë publikut dhe historisë së PS për atë që i ka ndodhur Veliaj. Përveç fëmijës, çdo familjar i tij ka një urdhër nga gjykata. Askush nga ne nuk akuzoi Dumanin si mercenar, SPAK si organizatë kriminale apo ambasadoren amerikane me fjalor të pahijshëm. Keni një perceptim të gabuar për konferencën me kontraktuesin tuaj të paguar. Sot në SHBA gjithçka mendoni se diskutohet për dhe me ju. Nëse kanë qenë marksistët në pushtet sipas jush deri në fitoren e Traump, kur u shpall nga Britania non grata Berisha, ishin në pushtet konservatorët. E dëgjoj shpesh që thoni është radha jonë. Nuk është radhë qumështi apo kosi, Do të takohemi në kutitë e votimit e do shohim kush do të jetë radha e kujt”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje