
Ka nisur me debate të forta seanca plenare sot. Aktualisht e ka marrë fjalën Sali Berisha, i cili është përplasur me Spiropalin.
Berisha i tha se do përfundojë tek Erioni, ndërsa kryeparlamentarja i tha se përgjigjen do t’ia jepte ndryshe po të mos ishte e ulur në atë foltore.
Berisha: Te Erioni do shkosh edhe ti.
Spiropali-Berishës: Mos përfito qe jam në foltore se ta jepja përgjigjen ndryshe
Berisha: Elisa, pëllumbesha më lë të flas mos mi merr minutat.
Berisha: Je një delikuente.
Spiropali: Ju tërheq vëmendjen, s’mund ta përdorni atë gjuhë.
Berisha: Mos ndërhy pra.
Lini një Përgjigje