TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shkurt 2025, 17:53

Arrestimi i Veliajt, Berisha kërkon debat me Ramën: Ka një Zot në këtë vend

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Veliajt, Berisha kërkon debat me Ramën: Ka një Zot

Kreu demokrat Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit i ka kërkuar Kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen dhe vendi të shkojë drejt zgjedhjeve.

Berisha kërkoi një debat me Kryeministrin lidhur me arrestimin e Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, me urdhër të SPAK.

“Kjo ishte një ditë e madhe për shqiptarët…Harrojnë këta që ka një Zot në këtë vend, që opozita do bëje betejën e vet deri në fund.

Koha juaj ka mbaruar, prandaj Rama te vij këtu, të ketë një debat të gjerë dhe të jap dorëheqjen në mënyrë që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve.

Arrestuan Veliajn se i paska bërë favore filanit, po Rama çfarë favoresh ka bërë…Baxhanaku i Ramës me mandate arresti ka marrë dhjetëra mln tendera pa garë”, tha Berisha.

Ajo që bie në sy nga seanca plenare është se në sallë mungojnë pothuajse të gjithë ministrat. Në sallë janë vetëm ministrat Taulant Balla, Pirro Vëngu dhe Anila Denaj..

Lini një Përgjigje