TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2023, 13:10

Arrest në burg apo arrest shtëpie? Arben Kraja tregon si do veprojë SPAK-u për Berishën

Shkruar nga Pamfleti

Arrest në burg apo arrest shtëpie? Arben Kraja tregon si do

Ditën e sotme Këshilli i Mandateve është mbledhur në Kryesinë e Kuvendit, për të diskutuar për kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës për dosjen ‘Partizani’.

Enkelejd Alibeaj gjatë fjalës së tij, i drejtoi një pyetje prokurorit të SPAK, Arben Kraja se çfarë mase do të kërkohet ndaj ish-kryeministrit Berisha në Gjykatë.

Kraja nuk ka pranuar të përgjigjet konkretisht, ndërsa tha se do të jetë vendimarrje e dy prokurorëve.

Alibeaj: Hipoteza bazohet në faktin shkelje e detyrimeve të masave ndaluese. I vendosen disa masa dikujt, nuk e respekton. Neni 216 ka dy hipoteza, kur nevojat e sigurimit rëndohen dhe mosrespektim i një mase të mëparshme, doja të dija si hipoteza është shkelja e detyrimeve të masave të caktuara, apo ka ndodhur edhe një rëndesë shtim i nevojave të sigurimit?

Kraja: Ato janë dispozitat, i qëndrojmë të parës, personi nën hetim Sali Berisha nuk ka zbatuar në mënyrë të përsëritur vendimin e gjykatës detyrim paraqitje.

Alibeaj: Ka një pretendim që detyrimet, sipas masave ndaluese janë të besuara për faktin se sipas avokatëve dhe deputetit në fjalë, do duhej të vinim në parlament ju si SPAK që të ishte e ligjshme dhe legjitime vendosja e masave, por edhe detyrimet. Për ju, doja të dija opinionin e SPAK, si i konsideroni. Konsideroni që kërkesa për masat ndaluese përvec arrestit në shtëpi dhe në burg, të tjerat a duhet të kalojnë në procedurë parlamentare? 

Kraja: Kemi vepruar në kushtetutë dhe kodin penal. Kemi paraqitur kërkesë, jemi të bindur se kemi të drejtë dhe i qëndrojmë deri në fund. Do i referohemi kushteve të procedimit. Kur ndaj një deputeti kërkohet arrest në burg apo në shtëpi, prokurori kërkon autorizim. Çfarë do të thotë heqje lirie? Kufizim dhe heqje janë dy të kundërta. Në rast të heqjes prokurori duhet të vinte te ju, neni 232 një nga masat është shtrimi në spital psikiatrik, do të thotë heqje totale e lirisë, prokurori duhet të vijë në kuvend. Gjithë debati bëhet pas ndryshimeve në kushtetutë në 2015, deri ku ka të drejtë prokuroria për të hetuar ndaj një deputeti, u hoqën të gjitha dhe mbetën arresti në burg, në ship dhe kontrollet. Nuk ka pengesë prokuroria për të hetuar ndaj një deputeti, e lejon ligji. Tani të shohim cdo thotë gjykata kushtetuese.

arrest me burg arben kraja spak berisha

Lini një Përgjigje