
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka folur për anijet me mbetje toksike të KURUM nga porti i Durrësit drejt Tajlandës.
Ai shprehet se qeveria nuk mbajti përgjegjësi, duke u distancuar të githa institucionet. Duka tha gjithashtu se i bashkohet çdo kërkese për interpelancë për të bërë transparencë lidhur me këtë çështje.
“Dua të ngre shqetësimin për mbetjet toksike të kompanisë Kurum. Qeveria dhe shteti u sollën në mënyrën më shembullore të papërgjegjshmërisë. Fshehën kokën dhe përgjegjësitë. Ata nuk dinë asgjë, as dogana, as Ministria e Mjedisit, as Autoriteti Portual, as Policia dhe as kontrolli Kufitar. Nëse vërtet nuk di gjë, tregon se ai është shpartalluar në atë masë sa për muaj e vite më radhë, vinçat shkarkojnë lloj lloj malli dhe nuk dinë asgjë. I bashkohen çdo kërkese për interpelancë për të bërë transparencë për këtë çështje. Nuk mund të lejojmë që në një vend ku ndodhin këto skandale me këto pasoja katastrofike mjedisore, të shikojmë videoklipet e qeveritarëve që dalin në televizion me qese në dorë duke pastruar vendin”, tha Duka.
Lini një Përgjigje