
Por a do pranojë Perëndimi një prokuror me një të shkuar të errët në krye të SPAK?
Intervista e fundit e kreut të SPAK, Altin Dumani, dhe lëvizjet e tij në studio dhe në takime me diplomatët e huaj kanë nxjerrë në plan të parë emrin e Klodian Brahos. Ai shfaqet gjithnjë pranë tij si kandidati i Dumanit për drejtues të Prokurorisë së Posaçme. Por pas kësaj mbështetjeje prej kryeprokurorit lind pyetja: a mundet që Perëndimi, me parimet që ka vendosur për integritetin dhe luftën kundër krimit të organizuar, të pranojë një prokuror me dyshime të provuara për lidhje me krimin, në krye të institucionit kryesor të akuzës?
Dy provat që e diskreditojnë kandidaturën e Klodjan Brahos:
Sipas hetimeve dhe të dhënave të siguruara nga mediat investigative, Brahon e rëndojnë dy fakte komprometuese: udhëtimi me një trafikant droge në 2012 dhe lidhjet familjare me persona të dënuar për trafik ndërkombëtar droge.
Së pari, të dhënat e TIMS tregojnë se më 24 shkurt 2012, Braho ka kaluar Kakavijën me makinën “AA 777 AT” së bashku me trafikantin e dënuar Bledar (Ervis) Gavelli, me të cilin kanë udhëtuar drejt Athinës. Braho ka qenë drejtues i makinës. Ata kanë fjetur në hotel “Blazer Suites” dhe janë kthyer në Shqipëri më 26 shkurt 2012. Udhëtimi nuk është deklaruar asnjëherë në formularët e dekriminalizimit kur Brahon duhej të tregonte pasurinë dhe lidhjet me krimin.

Këto fakte nuk janë të vogla. Ato janë shkelje të besimit publik, atribute që prokurori përfaqëson. Dhe pikërisht për këtë, Komisioni i Vetingut dhe më pas institucionet ndërkombëtare që mbikëqyrin procesin duhet të reagojnë.
Precedenti i dobët i SPAK-ut dhe rreziku për kredibilitetin ndërkombëtar
Në zgjedhjet e brendshme të SPAK për kreun e ri po përshkohet me pazare, lobime dhe presione. Dje dolën dëshmi se Braho dhe Dumani kanë ndikuar për të blerë vota në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, në këmbim të favoreve për të afërm në organe hetimi.
Ky precedent dobëson kredibilitetin e SPAK. Ndonëse institucionet ndërkombëtare si Bashkimi Evropian përpiqen të mbështesin reformën në drejtësi, situata e tanishme i jep perëndimit një arsye të re për të dyshuar: institucionet anti-korrupsion mund të bëhen pjesë e problemit.
Vetting-u në Shqipëri, sipas standardeve ndërkombëtare të mbrojtura nga organet financuese dhe integrimit evropian, ka si parim që prokurorët dhe gjyqtarët të mos kenë lidhje me krimin e organizuar.
Nëse një prokuror me profil si Braho do të zgjidhet drejtues i SPAK, ai do jetë simboli se ligji dhe institucionet janë të kapura. Dhe kjo do të jetë sinjali më i fortë për krimin se shteti nuk po tregon seriozitet.
Pyetja që duhet t’ua bëjë çdo partner perëndimor dhe çdo diplomat që kërkon bashkëpunim me SPAK
Në këto kushte, është e drejtë dhe e domosdoshme që partnerët ndërkombëtarë, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, strukturat antimafia në Europë, të reflektojnë:
A mund të mbështesin drejtuesin e SPAK-ut që ka udhëtuar me një trafikant droge të dënuar?
A mund të bashkëpunojnë me organin kryesor kundër krimit kur kandidati për kreun e tij ka lidhje të errëta?
A është SPAK më shumë një instrument politik sesa një organ i pavarur dhe i besueshëm për drejtësi?
Në një kohë kur Shqipëria po synon integrim në strukturat perëndimore, emri i kreut të SPAK-ut duhet të jetë mbi çdo dyshim. Dështimi me zgjedhjen e gabuar nuk e dëmton vetëm zbatimin e drejtësisë në vend. E dëmton besueshmërinë ndërkombëtare të gjithë sistemit të reformës.
Altin Dumani mund të mundohet ta imponojë “delfinin” e tij, Klodian Braho, në krye të SPAK-ut. Por për perëndimin, për të cilin ligjet dhe Reforma në Drejtësi nuk janë formalitet, ky emër është i papranueshëm.
Është koha që bashkëpunimi ndërkombëtar të mos përkthehet në tolerim për emra me hije të errëta. SPAK duhet të përfaqësojë drejtësinë, jo kompromisin./Pamfleti
Lini një Përgjigje