Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socia;iste, Taulant Balla është shprehur se PS nuk do të propozojnë asnjë kandidat për Avokatin e Populli.
Balla deklaroi se PS do të votojë një nga kandidaturat që do të mbështesë opozita. Ai shtoi se po presin një listë të plotë të kandidaturave të opozitës.
“Ne do të shprehemi për këto kandidatura brenda afatit. Unë prandaj po bëj këtë komunkim. Është më e mira e mundshme, në këto kushte, të votojmë një nga kandidaturat e propozuara nga opozita. Unë nuk i kam parë të gjitha kandidaturat. Pasi të kemi listat e plota të kandidaturave, të vlerësohen nëse i kanë përmbushur kriteret. Nuk kemi asnë komunikim. Ai fakt është që ne nuk po investohemi me mbështetje. Shpresoj që PD, kandidatët që ka mbështetur me firma, t’i mbështesë edhe në Kuvend. Dua që kuvendi të zgjedhë një Avokat Populli nga opozita dhe të mbështetur nga qeveria. Ne duam të ecim me një traditë të konsoliduar parlamentare”, theksoi ai.
Lini një Përgjigje