TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Qershor 2025, 10:38

Alimehmeti kundërshton rezultatin në Tiranë: Rinumërim ose dërgim në Kushtetuese

Shkruar nga Pamfleti
Alimehmeti kundërshton rezultatin në Tiranë: Rinumërim ose
Ilir Alimehmeti

Kandidati për deputet në Tiranë nga PD, Ilir Alimehmeti, ka depozituar më datë 2 qershor një ankesë pranë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Në dokumentin zyrtar të dorëzuar nga përfaqësuesi i tij ligjor, avokati Redon Meksi, theksohet se nëse KAS nuk e pranon kërkesën për ndryshimin e vendimeve të KQZ-së, atëherë çështja do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për shkelje të nenit 124 të Kodit Zgjedhor dhe nenit 145 të Kushtetutës së Shqipërisë.

Sipas ankesës, vendimet e KQZ për miratimin e tabelave përmbledhëse të rezultateve nuk reflektojnë realisht votën e qytetarëve.

Ilir Alimehmeti  doli i dyti më i votuari në listën e hapur të qarkut të Tiranës në garën e 11 majit me mbi 18 mijë vota.

alimehmeti

Lini një Përgjigje