TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Korrik 2024, 19:15

Alibeaj përplaset me Gjiknurin për Reformën Zgjedhore: Më ke kërkuar të bëjmë pazar për primin

Shkruar nga Pamfleti

Alibeaj përplaset me Gjiknurin për Reformën Zgjedhore: Më ke

Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se deputeti socialist Damian Gjiknuri i ka kërkuar që të bënin një marrëveshje për primin, por ai thotë se s’ka pranuar të bëjë Pazar me votën e shqiptarëve.

Kjo është asryeja përse ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk u bënë në Komisionin për Reformën Zgjedhore, por u zhvendos në grupin e dialogut me deputet e Berishës.  

“Kërkove primin, por nuk ta dhashë! Ky është qartësisht një Pazar, produkt në errësirë, merr kuptim fakti përse nuk e bëtë reformën zgjedhore në komisionin e reformës zgjedhore, për primin, ja ku e more këtu e more primin, se nuk e more dot kur bashkëjetonim bashkë, e kërkove apo jo, por nuk e more dot primin, unë Pazar me votën e shqiptarëve nuk bëj! po i jepni mandatin e 4 Damian Gjiknurit e Ramës, ky është tërmet! Tërmet në tavolinë, me letra", u shpreh Alibeja.

refoma zgjedhore

Lini një Përgjigje