
Si pas çdo seance ku ka pasur kaos dhe tension, edhe ditën e sotme Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë “zbarkuar” në ambientet e Kuvendit, për të mbledhur prova.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, deputeti i PD, Trita Sheshu, ka bërë publike momentin kur agjentët e BKH futen në parlament dhe ironizon duke shkruan ndër të tjera, “Gërmo Tare, gërmo”.
Në seancën plenare të ditës së enjte mazhoranca miratoi buxhetin e vitit 2024 dhe paketën fiskale me 74 vota pro dhe 4 kundër, për vetëm 7 minuta.
Gjatë kësaj kohe deputetët e PD, të pranishëm në sallë, kanë grumbulluar para foltores karriget, kanë ndezur tymuyese dhe kanë shpërthyer shashka.
Shvejk apo komedi ne sallen e Kuvendit!
Mund te jete edhe nje “tallje” e mencur Shvejk ndaj rregjimit!
Lini një Përgjigje