TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Dhjetor 2023, 10:35

Buxheti 2024, deputetja e PD: PS miratoi 50 mln euro koncesione në shëndetësi, la në rrugë 3 mijë gra me kancer

Shkruar nga Pamfleti

Buxheti 2024, deputetja e PD: PS miratoi 50 mln euro koncesione në

Deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji foli për gazetarët menjëherë pas miratimit të buxhetit për vitin e ardhshëm midis tensioneve në Kuvend.

Gjergji më herët ka dorëzuar në Kuvend një amendament për t’u ardhur në ndihmë grave që janë në luftë me kancerin e gjirit, kërkesë kjo që në fakt nuk u përfshi në buxhet.

Deputetja, e revoltuar shprehet se kjo është forca e kartonit të qeverisë Rama dhe se qytetarët nuk duhet të presin asgjë në 2024.

"Mazhoranca me forcën e Kartonit, 75 vota kundër miratoi sot hedhjen poshtë të këtij amendamenti, 3000 gra do të enden rrugëve. Kjo është forca e kartonit të Ramës.

Vetëm për njerëzit në nevojë nuk miraton fonde kjo qeveri. Mohimi i fjalës së opozitës gjatë këtyre 32 javëve është e turpshme.

Mohimi për komisinet hetimore, vazhdon të jetë mohim i të drejtës së qytetarëve për t’i kërkuar llogari qeverisë Rama. Mos prisni asgjë në 2024, do vazhdoni të jemi ende në varfëri të plotë, sidomos shtresat në nevojë", u shpreh Gjergji.

miratim buxhet deputetja e pd koncesione ne shendetesi

Lini një Përgjigje