TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Qershor 2025, 19:39

Agim Nesho shkrim te “Fox News”, ‘shpërthen’ Kokalari: Berisha po na fëlliq botërisht, përdor LaCivitën dhe milionat për të nxirë Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti

Agim Nesho shkrim te “Fox News”, ‘shpërthen’

Aktivistja Evi Kokalari ka shpërthyer një kritika dhe akuza mbi një shkrim që ish-diplomati dhe anëtari i PL, Agim Nesho publikoi sot te “FoxNews”. Në atë shkrim ai ka ‘nxirë’ qeverinë dhe Shqipërinë dhe sipas Kokalarit, aty fshihet dora e Berishës dhe LaCivita.

Postimi i plotë

Sali Berisha sërisht promovon Shqipërinë si narko-shtet, kësaj radhe, ato milionat me të cilat bleu Chris LaCivitën, shkojnë aq larg sa lejojnë Agim Neshon, bir i politburos komuniste, të përshkruajë Shqipërinë si narko-shtet.

Sigurisht që ne kemi probleme me trafiqe drogash dhe duhet zgjidhur por jo duke na shkatërruar reputacionin si komb në këtë far feje, dhe nëpërmjet Fox News, sepse dëm i bën të gjithë shqiptarëve, fut këtu dhe diasporën.

Personalisht jam super e lodhur nga ky reputacion që kemi dhe qëllimi im ka qenë ngritja e dinjitetin kombëtar, por si mund të bëhet kjo kur je përballë një paraje korrupsioni që blen individi si LaCivita & Paul Manafort.

Jam super e shqetësuar me këtë fushatë anti-kombëtare që ka nisur Berisha & co.

Dhe me që ra fjala, Agim Nesho është gjithashtu numri #2 i Ilir Metës i cili është akuzuar shumë herë për trafiqe të tilla.

Ja, me këtë hipokrizi po na fëlliqin botërisht!!

Lini një Përgjigje