
Kreu i Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj tha se strategjia e “Nisma-Shqipëria Bëhet” nuk ishte për të marrë mandate duke u përqendruar në një zonë të caktuar, por fushata do të bëhej në të gjithë vendin.
Lapaj u shpreh për “News 24” se nëse do të ishte për numra, do të kishin hyrë në koalicion me PD për të marrë 5-6 deputetë në tavolinë apo do ishin fokusuar në kryeqytet apo diku tjetër për të marrë mandate.
Ai theksoi se zgjedhjet e parakohshme do ishin zgjidhja ideale, pasi nëse do të kishte ndodhur, “do të kishim një qeveri ekspertësh dhe profesorësh, për të përgatitur zgjedhjet e para demokratike në këtë vend”.
Ku e kishit mandatin e sigurt?
Adriatik Lapaj: Nuk kemi bërë llogaritje mandatesh. Meqenë kishim hyrë në koalicion me PD dhe kishim marrë në tavolinë 5-6 mandate. Bëmë një fushatë kombëtare, në çdo cep të Shqipërisë njësoj. Ne besuam te një gjë tjetër, jo duke bërë llogari duke u përqendruar në një zonë. Mund të mos kishim asnjë mandat.
Ju do të jeni deputet?
Adriatik Lapaj: Ne po ndjekim procesin, do të ketë hapat e veta, derisa të vijë radha e shprehjes së mandatit. Ajo që është e sigurt, është se i kemi një rruge që nuk ka kthim pas. Është e vërtetë që pritnim më shumë mbështetje se kaq. Ne i shtrimë dorën të gjithëve, kjo për nevojën për ndryshim.
Ne do të ndjekim gjithmonë rrugën e ligjit. Mandati ynë në Kuvend do të jetë “pigment”.
Lini një Përgjigje