TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Qershor 2025, 18:11

Ervin Demo mesazh opozitës: Bëni kujdes, mos dëmtoni procesin e integrimit në BE!

Shkruar nga Pamfleti

Ervin Demo mesazh opozitës: Bëni kujdes, mos dëmtoni procesin e

Deputeti Ervin Demo i cili do t’i bashkohet Parlamentit në shtator të 2025, tha se e sheh rolin e opozitës në legjislaturën e re të rëndësishëm, sa i takon procesit të integrimit të vendit në BE.

Deputeti socialist tha se në këtë fazë që është Shqipëria, opozita duhet të jetë e ndërgjegjshme për rolin e vet sidomos në procesin e integrimit. Ai shtoi se nuk duhet të dëmtojnë vendin në këtë fazë të procesit.

“Unë besoj që patjetër se hapësira që i takon dhe që është e domosdoshme duhet t’i jepet opozitës. Aq më shumë unë besoj se në këtë fazë që është Shqipëria opozita duhet të jetë e ndërgjegjshme për rolin e vet sidomos në procesin e integrimit.

Shpresoj shumë që procesi i integrimit do jetë një arsye edhe më shumë që partitë politike të jenë më të përgjegjshme dhe rolin e tyre në Parlament ta shohin si rol konstruktiv dhe jo për të mbajtur një qëndrim destruktiv që në fund të ditës ata e vuajnë vetë nga pikëpamja elektorale por mund t’i bëjnë dhe ndonjë dëm të vogël Shqipërisë në këtë fazë të procesit”, tha Demo për “News 24”.

Lini një Përgjigje