TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Nëntor 2025, 19:27

Adriatik Lapaj rikthen turin e takimeve jashtë Shqipërisë: Nuk është fushatë, është kauzë!

Shkruar nga Pamfleti

Adriatik Lapaj rikthen turin e takimeve jashtë Shqipërisë: Nuk

Kreu i “Lëvizjes Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka njoftuar se do rifillojë turin e takimeve me diasporën shqiptare, duke nisur nga Frankfurti.

Takimi do të mbahet më 30 nëntor, ora 15:00, në Frankfurt, Gjermani.

Takohemi në Frankfurt. Zemra plot që po rinisim turin e takimeve me diasporën. Për ne diaspora nuk është fushatë, është kauzë, është besimi që Shqipëria Bëhet!”, shkruan Lapaj në platformën Facebook.

Adriatik Lapaj rikthen turin e takimeve jashtë Shqipërisë: Nuk

Ky takim është pjesë e aktivitetit politik të Lëvizjes Shqipëria Bëhet, që sipas tyre shërben jo vetëm për të dëgjuar zërin e shqiptarëve jashtë vendit, por edhe për t'i përfshirë ata në organizim dhe vendimmarrje në politikën shqiptare.

 

Lini një Përgjigje