
Edi Rama është bërë tmerri i demokracisë globale. E preu në besë Sorosin, njëlloj si Ilir Metën...
Në kohën kur administrata Biden i kishte bërë gati letrat dhe kishte kohë që nuk pritej nga asnjë personalitet amerikan, Babloku kapërceu Ylberin.
U bë anti Biden.
Filloi të nxjerrë edhe sekretet, madje me humor banal, sa askush nuk mund të mos e besonte se Noc Rroku, i dërguar i Amerikës në Shqipëri, është figura më e rëndësishme që shteti më i fuqishëm në Botë, ka deleguar këtu.
Mijëra pyetje, marrin vetëm një përgjigje.
Me Noc Rrokun, Edi Rama ka kërcënuar opozitën, ka përdorur Amerikën si shtetin që vetëm atij i beson, pa e besuar kurrë, se “dardha e ka bishtin mbrapa”.
Helmi nën gjuhë të Edi Ramës, është një mijë herë më i hidhur se vrasja e opozitës.
Edhe dora e zezë, në një vend me superprodhim, bëhet e bardhë.
Noc Rroku pa formë, pasi askush nuk e njeh përveç Edi Ramës dhe Aleksandër Soros, paska qenë një i infiltruar i FBI-së këtu në Shqipëri.
FBI në fakt, ua ka futur edhe Olsit edhe Edit, ndaj mos i vini faj Bablokut që një herë flet përçart kundër Presidentit Donal Trump, një herë tjetër i çon kartolina se me zor po pret të bashkëpunojë me të.
Është lojë, edhe pse ndoshta e fundit dhe me humbje.
Vëllain Aleksandër Soros, Babloku e preu në besë, njëlloj si Ilir Metën.
Bashkëpunimi ofrohet pas dështimit për prishjen e zgjedhjeve në Amerikë, në dëm të fondacionit Soros, vetëm për të shpëtuar ose larguar ditën që duhet të dalë përpara drejtësisë.
Afër mendsh, Edi Rama, nuk kishte si të mos investonte mbi 10 milion dollarë kundër kandidates për Presidente Kamala Harris.
Janë këto të dhënat e para, që vetë Noc Rroku me pseudonimin 23-07-a, ka dërguar tek FBI e Pamfletit, një grup fshatarësh asnjanës që as u bëjnë temena politikave të deritashme, as pazareve të synuara nga truri i djallëzuar i Edi Ramës, për të cilat jemi të mendimit se nuk mund të realizohen.
Kjo, sepse bëmat e familjes kryeministrore janë të njohura jo vetëm në dosjet e DEA-s dhe FBI-së, por edhe të shumë senatorëve dhe kongresmenëve, si malet më të epërme që duhen shembur para se dielli i verës të thajë gjithë barin ku po kullosin bagëtitë e Sali Berishës e mbi Sazan të fluturojnë fazanët e lojërave të gjuetisë së Bablokut.
Ky, sipas Noc Rrokut, ka dhënë 10 milion dollarë në fushatën e Donald Trump kundër Kamala Harris./Pamfleti
Lini një Përgjigje