TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Nëntor 2024, 10:57

Maliqi “lumë” akuzash ndaj oligarkut të qeverisë Rama: Prangat për Salillarin nga SPAK janë gati

Shkruar nga Pamfleti
Maliqi “lumë” akuzash ndaj oligarkut të qeverisë
Lefter Maliqi

Ish-deputeti i Partisë së Lirisë për qarkun e Beratit, Lefter Maliqi ka akuzuar biznesmenin Pëllumb Salillari për ndërtime pa leje, tenderat korruptivë dhe për krime e favorizime elektorale.

Për të gjitha këto akuza Maliqi paralajmëron mbajtjen e një konference të jashtëzakonshme për mediat nga Prokuroria e Posaçme, ku pritet të depozitojë kallëzimin e radhës ndaj “ish-fatorinos” oligark, Salillari.

'S’keni dëgjuar asgjë për “Hanin e Qerosit” dhe hanet e pasuritë e tjera, e as për abuzimet me tenderat korruptivë e ndërtimet pa leje, e as për krime e favorizime elektorale nga ish-fatorinua, Oligarku Salillari?!Pas një jave, konferencë shtypi përpara “SPAK”-ut, për të 10-ën herë, derisa Drejtësia e kapur të veprojë kundër Mafias së pasurisë së shqiptarëve dhe krimeve elektorale dhe korruptive.Radha po të vjen drejt prangave. E drejta vonon, por nuk harron!', shkruan Maliqi në reagimin e tij.

 

lefter maliqi

Lini një Përgjigje