TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Shtator 2023, 17:33

A do t’i publikojë Londra emrat e pushtetarëve të shpallur “non grata” ditët e fundit?

Shkruar nga Pamfleti
A do t’i publikojë Londra emrat e pushtetarëve të shpallur
Non gratat britanike

E mira është që Britania t’i nxjerrë emrat e të damkosurve. Nëse ata mbahen sekret, askush nuk e vë ujin në zjarr dhe të gjithë vijojnë aktivitetin e tyre politik.

Një numër i madh politikanësh, ish-deputetësh dhe personash të lidhur me politikën janë shpallur “non grata” nga Britania e Madhe. Berisha ishte ai që ngriti siparin, por mësohet se javët e fundit lista është zgjeruar me emra të tjerë. Mirëpo ndryshe nga SHBA, e cila i publikon emrat e personave të futur në listën e zezë, Londra ndjek një filozofi të re. Ajo i informon individualisht personat përmes një zarfi. Dhe kështu ka ndodhur edhe me Berishën, i cili vendosi vetë ta bëjë publike.

Por pyetja që shtrohet është: A do t’i publikojë Londra emrat e personave të shpallur të padëshiruar në Tiranë? Në faqen e qeverisë britanike, është një kategori e veçantë për masat antikorrupsion. Por aty janë publikuar vetëm emrat e shpallur kryesisht nga vendet islamike dhe Rusia. Po ashtu Londra vijon të sanksionojë zyrtarë të ndryshëm dhe emrat e tyre bëhen publikë. Më i fundit i shpallur i sanksionuar është Marianne Hoayek, një këshilltare e lartë në Bankën Qendrore të Libanit. Ndaj saj janë vendosur sanksione financiare, bashkë me disa shtetas të tjerë. Ajo akuzohet për përvetësimin e 330 milionë dollarëve në Francë.

A do t’i publikojë Londra emrat e pushtetarëve të shpallur
Lista me "non gratat" britanike

Por sa u takon emrave në vendin tonë, Londra ka preferuar t’i mbajë sekret. Ai që e konfirmoi se përveç Berishës, ka dhe emra të tjerë në lisë të zezë ishte Tom Doshi. Në artikullin e OCCRP, vetë Doshi shprehej se Londra e ka shpallur të padëshiruar këto ditë. Edhe për të vendimi u mbajt sekret, ashtu si për shumë të tjerë.

E mira është që Britania t’i nxjerrë emrat e të damkosurve. Nëse ata mbahen sekret, askush nuk e vë ujin në zjarr dhe të gjithë vijojnë aktivitetin e tyre politik. Por nëse atyre u del emri publikisht, atëherë qytetarët e kanë në dorë vetë nëse duan apo jo t’i votojnë.

Publikimi i emrave nga SHBA nxori nga skena politike Tom Doshin, Vangjush Dakon dhe Aqif Rakipin. I vetmi që nuk u bind ishte Berisha. Po ashtu dhe Adriatik Llalla u largua nga “sytë këmbët”. Mbetet të shihet nëse Londra do ndjekë të njëjtën skemë, pasi nëse vijon me zarfet sekrete, është një lëvizje e kotë në luftën ndaj të korruptuarëve. /Pamfleti

non grata londra berisha

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje