TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Shtator 2023, 16:54

“Bashkimi i opozitës, rruga e vetme”, Sula sulmon Bashën: Ai është antiamerikani i vërtetë!

Shkruar nga Pamfleti

“Bashkimi i opozitës, rruga e vetme”, Sula sulmon Bashën:

Deputeti i PD-së Dashnor Sula duke folur për takimin Bardhi-Berisha tha se në këto momente opozitës i duhet bashkimi.

Në një intervistë për ‘SYRI TV’, Sula tha se ky ishte një vendim i vonuar, teksa shtoi se dita e djeshme ishte nisja e rrugës së bashkimit të opozitës, për të përballur me mazhorancën.

Deputeti demokrat u ndal edhe te deklaratat e Lulzim Bashës i cili e quajti ‘bunkeri antiamerikan’ takimin e djeshëm, duke theksuar se ish-kreu i PD është personi i vetëm antiamerikan dhe antieuropian me dy vendimet e tij të marra për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve vendore

Në radhë të parë dua ti kërkojë falje të gjithë demokratëve dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë që gjatë 2 viteve nuk kanë pasur mundësinë që të kenë një mbrojtje një opozitë të bashkuar dhe të qartë si dhe një opozitë në lartësinë e detyrës por ne e harxhuam që të gjithë përgjatë këtyre dy viteve debatin sherrin mes vetit dhe na çuan në këtë pikë.

Dita e djeshme është një ditë shumë e rëndësishme një ditë që përkoi dhe me shenjtërimin e Nënë Terezës më 5 shtator dhe uroj që nga i pari zoti Sali Berisha dhe deri te deputeti më i fundit i opozitës të jenë të gjithë të këshilluar në media që rruga e vetmja e jona është rruga e bashkimit e komunikimit dhe bërjes së opozitës një trup e vetme përballë kësaj mazhorance.

Zotin Basha po të garantojë që është një person i padëshiruar nga SHBA. Po ju them që dy vendimet që ka marrë zoti Basha si ish-kryetar i PD, djegia e mandateve dhe mospjesëmarrja në zgjedhjet vendore kanë qënë dy vendime komplet në kundërshtim me të gjithë mbështetjen dhe dëshirën e SHBA-së dhe faktorit ndërkombëtar. Arsyet që ka djegur mandatet ka qënë vetëm një, pengesa e reformës në drejtësi dhe e ka bërë këtë me bekimin e mazhorancës të Ramës këtë nuk di ta them. Këto vendime ishin kundër ShBA-së dhe BE-së, pra antiamerikan dhe antieuropian është zoti Basha si ish-kryetar i PD dhe nuk jemi ne deputetët e thjeshtë”, tha Sula.

sula basha

Lini një Përgjigje