TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Shtator 2023, 16:52

Demokratët në kaos, Kikia: PD në përpjekje për të mbijetuar, po shkohet drejt ndarjes në dy parti

Shkruar nga Pamfleti

Demokratët në kaos, Kikia: PD në përpjekje për të

Gazetari Mentor Kikia ka folur për situatën kaotike në të cilën ndodhet Partia Demokratike.

I ftuar në Oranews, Kikia tha se PD është në përpjekje për të mbijetuar dhe se po shkohet drejt zyrtarizimit të dy partive demokratike.

"PD në përpjekje për të mbijetuar, por e ndarë në tre grupime. Ka pasur 2 vite luftë agresive brenda PD. Takimi Bardhi-Berisha është pozitiv. Pjesa zyrtare e PD ka njohur tashmë si kryetar Bashën.

Po shkohet drejt zyrtarizimit të dy partive demokratike, ajo që drejtohet nga Berisha dhe ajo që drejtohet nga Basha. PD që drejtohet nga Berisha nuk mund të futet në zgjedhje", tha ndër të tjera Kikia.

 

kikia pd dy parti mbijetese

Lini një Përgjigje