TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Dhjetor 2023, 17:12

A do të arrestohet Ilir Beqaj? SPAK hap dosjet e tjera ku është zhytur ish-ministri, sekuestrohen dokumente dhe kompjuterë

Shkruar nga Pamfleti
A do të arrestohet Ilir Beqaj? SPAK hap dosjet e tjera ku është
Beqaj në SPAK

Sfida më e madhe tani e SPAK do të jetë nëse do e arrestojë apo jo Ilir Beqajn...

Falë presionit mediatik, Prokuroria e Posaçme duket se ka vendosur ta marrë seriozisht hetimin ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Për Arben Ahmetajn, SPAK nuk la gur pa lëvizur, ndërsa Beqajn jo vetëm që e lanë në “detyrim paraqitje”, por nuk u morën fare me akuzat ndaj tij.

Si duket presion i bërë në media ka dhënë efekt, pasi prokurorët kanë hapur letrat e shumë aferave të tjera të ish-ministrit. Gjithashtu ka nisur hetimi pasuror ndaj tij. Një ndër aferat që po hetohet, është ajo e favoreve që ai i ka bërë “Delta Farmës”, por nuk është e vetmja. Sipas informacioneve, agjentët e BKH dhe policia kanë kryer kontrolle në këtë kompani farmaceutike, si dhe në disa farmaci. 

Kontrolli duket se ka lidhje me dyshimet se Beqaj ka favorizuar kompaninë e ‘Delta Pharma’, duke ndryshuar kriteret e një tenderi, duke lejuar futjen e barnave të pacertifikuara në vend gjatë kohës që ishte ministër i Shëndetësisë. Kontrollet janë zhvilluar edhe tek kompanitë “Avicena” dhe farmacitë “Ditë Natë” të cilat janë pjesë e kompanisë “Delta Pharma”. Po ashtu po kryen kontrolle edhe mbi dosjen e "Check Up". 

Mësohet se agjentët e BKH kanë kryer kontrolle në disa banesa në pronësi të Beqajt. Fillimisht u raportua se ishte ushtruar një kontroll te shtëpia që ai ka te “Rruga e Barrikadave”, mirëpo mësohet se ka pasur kontrolle edhe në disa banesa të tjera. Po ashtu janë kontrolluar edhe biznese të tjera. Pra duket se SPAK është kujtuar të shohë dhe shkeljet e tjera që ka bërë Beqaj kur ishte ministër. Sipas burimeve, agjentët kanë sekuestruar sasi të madhe dokumentesh dhe kompjuterë, që mund të fundosin ish-ministrin.

Por sfida më e madhe tani e SPAK do të jetë nëse do e arrestojë apo jo Ilir Beqajn. Sipas burimeve, prangosja e tij është punë ditësh, por kjo do varet dhe te provat që ka sekuestruar SPAK. Megjithatë prokurorët janë në test, pasi kanë bërë arrestime për çështje shumë më të vogla se kaq.

 

beqaj spak

Lini një Përgjigje