TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Maj 2025, 17:14

40 zarfe tepër nga Greqia përplasin Tabakun me Celibashin! Kreu i KQZ: Ju garantoj se s’kanë ardhur vota nga jashtë

Shkruar nga Pamfleti

40 zarfe tepër nga Greqia përplasin Tabakun me Celibashin! Kreu i KQZ:

Teksa janë duke u numëruar edhe kutitë e fundit me votat e diasporës së Greqisë, një përplasje verbale ka ndodhur mes kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi dhe përfaqësuesve të opozitës, Jorida Tabaku dhe Kreshnik Gjoni, në lidhje me numrin e votave të ardhura nga Greqia për qarkun e Lezhës.

Partia Demokratike ka ngritur zërin për mosrakordim shifrash. Deputetja Jorida Tabaku i është ankuar kreut të KQZ-së se nuk i përputheshin votat sipas tabulateve. Teksa i shpjegonte kreut të KQZ-së se dilnin vota tepër, ky i fundit i tha se mund të ishin vota ta pareferuara në sistem dhe që duhet të pritej. Ai e garantoi Tabakun se nuk kishte asnjë ndërhyrje nga jashtë dhe mund të ishte thjesht një gabim njerëzor.

“Ju garantoj se nuk kanë ardhur vota nga jashtë. Mund të kenë qenë vota të hedhura në kuti të tjera gabimisht dhe kanë ardhur këtu”, i tha Celibashi deputetes demokrate.

Lini një Përgjigje