TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Qershor 2025, 08:14

34 vite PS, Rama mesazh socialistëve

Shkruar nga Pamfleti
34 vite PS, Rama mesazh socialistëve
Edi Rama

Ditën e sotme, Partia Socialiste shënon 34 vite nga lindja e saj dhe për këtë ditë ka ardhur një urim nga vetë kryesocialisti, njëherësh dhe kryeministër i Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Edi Rama ndan foton e një trendafili, simbolikë kjo e kësaj force politike, teksa e shoqëron me një urim për socialistët dhe falenderim për të gjithë ata që e kanë votuar.

Rama shkruan se flamuri i PS-së ka ardhur në ngjitje vetëm falë të gjitha atyre votave të marra, për Shqipërinë 2030 në BE, një aspiratë e kësaj force politike që të fusi vendin tonë në unionin evropian.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë simbol të flamurit të socialistëve e progresistëve shqiptarë, që në këtë 34 vjetor të valëvitjes së tij është ngjitur më lart se asnjëherë falë 856 mijë e 177 zemrave, të cilat u bënë bashkë për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste të gjithë anëtarëve të familjes sonë të madhe politike, si edhe një ditë të mbarë të gjithë të tjerëve pa përjashtim”, shkruan Rama në rrjete sociale.

Lini një Përgjigje