
Edvin Kulluri në podcastin “Të Pashoq” tha se çështja e zgjedhjeve në Shqipëri nuk mund të konsiderohet e mbyllur, pasi kemi reagime të forta qoftë nga SHBA ashtu edhe nga Komisioni Europian.
Kulluri tha se Edi Rama duhet të na thotë sot pse prej 18 muajsh nuk ka asnjë takim zyrtar me zyrtarët e SHBA.
Kulluri tha se Edi Rama dhe Sali Berisha janë në aleancë mes tyre, bëjnë biznese bashkë, ndërkohë që 500 mijë demokratë që ende shpresojnë që PD me Berishën do të fitojnë zgjedhjet, i bien murit me kokë dhe thonë fajin e ka muri.
Çfarë prisni nga rinumërimi i votave, pasi edhe vetë Sali Berisha e thotë se nuk pret gjë?
Për mendimin tim çështja e zgjedhjeve nuk quhet më e përfunduar sepse këto zgjedhje kanë pasur deformime të rënda. Që e konfirmon edhe deklarata e Komisionit Europian. Ajo që bien ë syn ë këtë deklaratë është falja e gjobave, përdorimi i administratës publike dhe vendime të tjera, që kanë të bëjnë me shpërdorimin e pushtetit në funksion të rezultatit zgjedhor.
Reagimi i ambasadës së SHBA ka qenë i qartë në simbolikën e vet dhe në heshtjen.
I njohu SHBA zgjedhjet, uruan popullin?
Vetëm 1 javë më parë kemi deklaratën për zgjedhjet në Rumani, ku kanë uruar edhe fituesin, edhe popullin, kanë folur edhe për humbësin. Dy javë pas zgjedhjeve, nuk u përmend as PD as PS.
Mund të lidhet me ndonjë marrëdhenie të tensionuar me Ramën?
Po me Berishën? Ju mendoni se SHBA kanë ndonjë merak se mërzitet Rama apo Berisha, nuk po flasim për kryetarin e komunës së Kasharit, po flasim për Sekretarin amerikan të Shtetit. SHBA kanë bërë 3 postime shumë të rëndësishme. i treti ishte edhe më i rëndë, kur thuhet se nuk mund të kemi një partneritet kur cënohet e drejta e zgjedhjes elektorale, liria e shprehjes apo e besimit. Sali Berisha nuk i fitonte kurrë zgjedhjet në Shqipëri, kjo dihej.
Po në qoftë se këtë e dinin edhe amerikanët, nuk ndryshon asgjë dmth?
Atë nuk e dimë ne, se çfarë do të ndodhë. Mos harroni Sali Berisha në 26 maj ishte njeriu më i fuqishëm në Shqipëri. Fitoi zgjedhjet në 26 maj, ndodhi 28 maji kur rrihte e priste, në tetor u mbajtën zgjedhjet e tetorit ku nuk preku zgjedhjet me dorë, dhe pastaj erdhi tetori dhe nëntori, e mbani mend se çfarë ndodhi në Shqipëri. Nga ai kollosi që nuk priste as zv. Sekretarin e Shtetit, njeriu më i fortë në Shqipëri në atë kohë, e mbani mend se çfarë ndodhte. Edi Rama duhet të na shpjegojë pse nuk ka një takim me asnjë zyrtar të SHBA, prej 18 muajsh.
Rama do iki në SHBA se martohet Aleks Soros?
Edhe unë do iki në Tragjas se martoj gocën e tezes, por kjo s’do të thotë se do më votojë Tragjasi. Unë nuk po flas për dasma, synetllëqe, por për takime zyrtare. Edi Rama duhet të na thotë pse ka një vit e gjysëm pse nuk takohet me asnjë zyrtar të SHBA. Ata takohen me KLGJ, SPAK, KLP, por me Edi Ramën jo. Edi Rama duhet të na thotë pse nuk ka asnjë takim zyrtar. Po flasim për takime zyrtare. Rama mund të shkojë të shohë edhe ndeshje basketbolli, por s’ka asnjë takim zyrtar atje ose nga delegacionet që kanë ardhur këto. Këto duhet të analizojë Edi Rama dhe ortaku i tij, Sali Berisha.
Si janë bashkë këto?
Pse se dini ju që janë bashkë? Sa kauza ka tradhëtuar Sali Berisha? Kanë edhe biznese bashkë. Çdo gjë që ka dalë nga PD ka dështuar. E vërteta e madhe është se e gjithë opozita dështoi për herë të 7. Çfarë presim nga i njëjti lidership pas 7 humbjeve rradhazi. Kam që flas që nga 2017, ndërkohë që kemi 500 mijë njerëz që vazhdojnë ti bien murit me kokë dhe thonë e ka fajin muri.
Lini një Përgjigje