
Edvin Kulluri ka përjashtuar çdo mundësi që 50 emrat fitues që dolën nga lista fituese e PD të ngrenë krye ndaj Sali Berishës. I ftuar në “Të Pashoq”, ai tha se nëse Tabaku dhe Alimehmeti ngrenë zërin, Berisha i “zhduk për 24 sekonda”.
-Ju mendoni se të gjithë këta që u zgjidhën deputete janë besnikë të Berishës dhe askush nuk do të dalë kundër?
Asnjëri. Po të ishin për të dalë do kishin dalë përpara. Kush ka mbetur aty që të dalë? Ata që dolën ikën.
-Ata u votuan shumë, Tabaku, Alimehmeti...
E di si i zhduk ai nga kati i tetë, për 24 sekonda. Të gjithë nga partia. A i mban mendo ato gratë histerike që bërtisnin që është Zoti, pastaj sipër është Berisha. Mitingu që u bë te Zogu i Zi. Ka 2500 vjet që nuk flitet për njerëz sipër Zotit. Kjo është fatkeqësia jonë. Sot kemi 1.3 mln njerëz, ku 700 mijë kanë një rrogë dhe 500 mijë të tjerët duan tu marrin rrogën këtyre. Këta shtypin 200 mijë të tjerët që votojnë me koshiencë politike.
Lini një Përgjigje