
Edvin Kulluri në podcastin “Të Pashoq” tha se nuk do të kthehet në Partinë Demokratike edhe nëse ikën Sali Berisha.
Kulluri tha se është koherent në qëndrimin e tij, duke theksuar se nuk gjen dot asnjë arsye pse duhet të votojë për Sali Berishën apo Edi Ramën.
Rikthehesh ti në PD nëse ikën Berisha?
Shumë vështirë do jetë.
Po pse ti nuk u largove nga PD, u largove nga Berisha
Unë kam një problem, koherencën me fytyrën.
Nuk besoj se ke mungesë koherence?
Unë kam 12 vjet që bëj betejë që të fitojë PD. Problemin e kam me njerëzit që janë hipokritë, që ditën të japin të drejtë dhe pastaj të votojnë kundër.
Dmth problemin nuk e keni vetëm me Berishën?
Pse mendoni se atje ka mbetur ndonjë njeri normal. Këta gënjenin 4 muaj para zgjedhjeve, thonin nesër do kemi një lajm të madh, do hiqet non grata. A dini gjë a u hoq ‘non grata’?
Po e bënin për efekt elektoral?
Domethënë gënjyen për efekt elektral, janë mashtruesa.
Ti mendon se ata që morën mandatin janë besnikë të Berishës?
Asnjë nuk do të dalë kundër. Kush ka mbetur aty që do të dalin. Ai i zhduk nga kati i 8-të për 24 sekonda ata që i dalin kundër. i mbani mend ato gratë që bërtisnin Berisha është mbi Zotin.
Lini një Përgjigje