TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shkurt 2024, 19:34

“140 fluturime në 18 muaj”, Berisha akuza Ramës: Transporton drogë me ‘Ismailin’ e tij!

Shkruar nga Pamfleti

“140 fluturime në 18 muaj”, Berisha akuza Ramës:

Ish kryeministri Sali Berisha nga dritarja e banesës ku po vuan masën “arrest shtëpie”, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se në udhëtimet me avion e quajtur “Ismaili”,  transportohen tonelata drogë.

Berisha akuzoi Ramën se ka bërë fluturime më shumë se çdo lider në 18 muaj, duke numëruar sipas tij 140 të tilla.  Sipas Berishës, kjo është edhe arsyeja përse u godit sistemi TIMS për të fshirë gjurmët e këtyre fluturimeve.

Ish-kryeministri shtoi se gjyqi publik është e vetmja mënyrë për të demaskuar krimet e kësaj qeverie, pasi sipas tij drejtësia është e kapur në të gjitha anët.

Edi Rama me avionin e tij privat, rezulton se ka udhëtuar 3 gjer në 7 herë më shumë se çdo kryeministër në Europë, Azi, Afrikë dhe Oqeani. Çfarë janë këto udhëtime? Janë një pjesë për punë. Të tjerat janë udhëtime transporti. Gjerësisht thuhet se me ‘Ismailin’ e tij, se i ka vënë emrin e Ismail Qemalit ky hajdut që ka vetëm veten shok në histori, transportohen tonelata drogë. Transportohen tonelata euro të vjedhura. Transportohen tonelata narkoeuro. Ndaj dhe në 18 muaj, 140 udhëtime. Ndaj dhe emërohet Taulant Balla për të shkatërruar TIMS-in në mënyrë që të mos gjenden gjurmët e këtyre udhëtimeve. Por ja ku ia them këtu, se ai do hetohet për secilin prej këtij udhëtimi.

Dhe miqtë e mi, ka një statistikë të tmerrshme. Thonë se nga Shqipëria niset valixhe diplomatike më shumë se nga 30 vende të marra së bashku. Kjo sepse valixhet diplomatike të Ismailit transportojnë drogë, krim, krim, drogë. Ndaj dhe gjyqi publik, prokurori publik është rruga e vetme për të damkosur këta hajdutë që vjedhin dhe fshehin me Skapin e tyre, me drejtësinë e tyre. Sonte jam këtu t’i them Edi Ramës se nuk ka forcë në botë që të shpëton nga drejtësia.

Se krimi yt në Shqipëri dhe botë do ndëshkohet me forcën më të madhe të ligjit. Duke përfunduar, ju falënderoj me shumë, shumë mirënjohje. Ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë pa kthim, këtë betejë drejt fitores. Betejën për qeverinë teknike, betejën për qeverinë teknike, për zgjedhje pa Edi Ramën, për votën e lirë, për fitoren e opozitës”, tha Berisha.

berisha

Lini një Përgjigje