TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shkurt 2024, 18:22

Polemikat që ka hapur ambasadori i Albin Kurtit në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Polemikat që ka hapur ambasadori i Albin Kurtit në Tiranë
Ambasadori Skender Dyrmishi dhe Lindita Nikolla

Ambasador apo militant ka dërguar Albin Kurti në shtetin amë?

Dilaver Goxhaj, një ushtarak i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që shkoi të luftojë nga Shqipëria, u shpreh i fyer se nuk ishte thirrur asnjëherë nga ambasada e Kosovës në dy tre vitet e fundit. E në fakt, po të shohësh aktivitetin që Skënder Durmishi, ambasadori i Kosovës në Shqipëri ka zhvilluar për pavarësinë e Kosovës, gjen aty edhe ish gazetarë të agjencisë ‘Beta’ të Beogradit, korrespondentë të Tanjugut, por asnjë ushtarak shqiptar që gjatë luftës së Kosovës u rreshtua si vullnetar në UÇK.

Ambasador i Kosovës në Shqipëri është një diplomat karriere i Prishtinës zyrtare. Një personazh i njohur i medias, dhe më pas i diplomacisë.

Skënder Durmishi ka qenë gazetar i RTSH-së dhe televizionit Klan, pastaj ka punuar në agjencinë shtetërore të lajmeve në Kosovë QIK. Që ishte pranë LDK-së. Durmishi ka një karrierë jo të shkurtër diplomatike në Kosovë si ambasador në Mal të Zi apo Australi, dhe u soll në Shqipëri në kuadër të një logjike pajtuese që të zbuste përplasjen ndërmjet Vetëvendosjes dhe Edi Ramës.

Një vit më parë, ai thirri në festën e pavarësisë, Sali Berishën, çka solli bojkotin e ambasadës amerikanë në Tiranë. Që vazhdoi me një polemikë të madhe mediatike, pasi lajmin e publikoi gazeta e Baton Haxhiut që është një kundërshtar i Vetëvendosjes. Durmishi u vërsul edhe ndaj gazetarëve të tjerë shqiptarë që kishin qenë dashamirës me të dhe me politikën e Albin Kurtit.

Këtë vit nuk kishte ngelë njeri pa u ftuar në ambasadën e Kosovës për festën e pavarësisë. Por Dilaver Goxhaj, numri dy i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, që ka sakrifikuar jetën e tij dhe të djalit të tij, Dritanit, në luftën për çlirimin e Kosovës, nuk ishte i ftuar në takimet e ambasadës së Kosovës në Tiranë. Vetë Goxhaj, u shpreh i pezmatuar për këtë fakt, në një intervistë me Rudina Xhungën.

Ndoshta ambasadori Durmishi ka përfshirë në protokoll njerëz më të njohur sesa ata që sakrifikuan jetën për lirinë e Kosovës, por kjo duket se ka hapur polemika edhe më të mëdha se ato që Durmishi shkaktoi një vit më parë me Sali Berishën.

Polemikat që ka hapur ambasadori i Albin Kurtit në Tiranë

Këtë vit kishte ftuar Ilir Metën, i cili ishte ylli i mbrëmjes, por që sërish kreu i ambasadës amerikane nuk i shkoi në festë, madje as ambasadorët e tjerë të Quintit.

Durmishi njihet si një militant i ethshëm i Berishës dhe Metës si dhe është një kundërshtar i fortë i qeverisë në pushtet. Megjithatë nga qeveria ishin ftuar ministri i Jashtëm Igli Hasani, e disa deputetë të PS-së. Nga opozita nuk se pati ndonjë përfaqësim të rëndësishëm pasi janë ndrojtur palët se mos përplasen me diplomatët perëndimorë. Që munguan, njësoj si ata që nuk i ftoi shkëlqesia e tij ambasador. / Pamfleti

durmishi ambasadori i kosovës

Lini një Përgjigje