TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Shkurt 2024, 17:46

PS u tërhoq nga votimi për Amnistinë Penale, Baçi: Prishën pazaret me Bashën, duan të përfitojnë persona të caktuar

Shkruar nga Pamfleti

PS u tërhoq nga votimi për Amnistinë Penale, Baçi:

Deputeti i Rithemelimit Luan Baçi ka folur lidhur me tërheqjen nga votimi në Kuvend për ligjin për Amnistinë Penale në mungesë të 84 votave, pasi grupimi i Lulzim Bashës nuk u paraqit fare në seancë ndërsa Rithemelimi vijoi me skenarin e kaosit.

Baçi tha se projektligji për amnistinë është formuluar sipas interesit të socialistëve për të amnistuar persona të caktuar. Ndërsa shtoi se kundërshtia e PD-së së Bashës ka ardhur si pasojë e prishjes së pazareve mes palëve.

“Këta janë nisur nga personat që duan të amnistojnë dhe në bazë të tyre kanë futur edhe kategoritë e veprave penale që përfitojnë. Janë prishur në pazare me Lulzim Bashën, kushedi çfarë u kërkuar ai me të vetët se ata e kishin bërë gati ta kalonin me votat e Bashës. Me 140 vota të bëhet por bëhet kur të diskutojnë të gjithë deputetët apo aktorët e tjerë. Kanë kaq kohë sa e mbajnë të mbyllur, nuk bëjnë asgjë transparente", u shpreh Baçi për “Report Tv”.

Deputeti thekoi se duhet të ketë transparencë para qytetarëve për kategoritë që përfitojnë. Ai vijon duke thënë se do të ndërpresin kaosin vetëm nëse kryeparlamentarja Lindita Nikolla vë në rendin e ditës diskutimet për Reformën Zgjedhore.

“Ata nuk kanë bërë transparencë akoma dhe në komisione nuk e kanë diskutuar. Kanë bërë lojëra me amendamente të ndryshme duke ngatërruar nenet. Të bëhet një amnisti penale, nuk duhet të nxitohen por të shtrojnë në tavolinë të gjithë kategoritë që duan të falen jo të bëjnë lojëra vetëm me ato kategori që duan ata. Ne shkuam edhe sot në parlament dhe sikur Nikolla të vendosë në rend dite diskutimet për komisionin e Reformës Zgjedhore ne menjëherë ulemi dhe vijojmë seancën normale”, tha Baçi.

Lini një Përgjigje