
Anëtari i kKryesisë së PD-së, Azgan Haklaj ka folur lidhur me refuzimin e takimit të Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken me opozitën.
Ai tha se Blinken nuk e takoi kreun e PD Lulzim Basha pasi kjo ishte e qëllimshme nga kryeministri Rama.
“E para s’ka protokoll në Shqipëri, s’kemi drejtor protokolli dhe qëllimisht Rama e ka lënë... ka kontrolluar protokollin. Vizitat Rama i përdor privatisht. Basha shumë pak kohë ka që është kthyer nga SHBA dhe ka pasur takime të rëndësishme në DASH në kongresin amerikan që për arsye të konfidencialitetit nuk i ka bërë publike.
Trekëndëshi i Bermudës nuk ka asnjë rrugëdalje pa u përballur me drejtësinë. Në vitin 2021 Bashës iu vodh karrigia e kryeministrit. Duhet instrukturuar me konspiracionet kryqëzatën e gjatë, komplotin kundër PD dhe zotit Basha. Pasi nuk arritën që ta mbajnë peng PD, i vodhën karrigen kryeministrit të Shqipërisë. Dhe tani Blinken SHBA nuk ia kthejnë dot karrigen e 2021 zotit Basha por reformën zgjedhore dhe reformën në drejtësi që janë dy shtyllat që çlirojnë demokracinë duhet ta mbështesin pa asnjë ekuivok”, u shpreh ai për “Report Tv”.
Ndërsa për ish-kryeministrin Berisha, Haklaj tha se ka vetëm një rrugë për të mbijetuar politikisht.
“Berisha ka vetëm një lëvizje për të mbijetuar, koliben e Kujtim Gjuzit. Misioni i PD me partnerët ndërkombëtarë është kthimi i institucionit të votës së lirë përmes Reformës Zgjedhore. E kemi dorëzuar projektin, me pikat kryesore të listave të hapura, votimi i diasporës, votim elektronik dhe numërim elektronik”, tha Haklaj.
Lini një Përgjigje