TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Mars 2023, 11:30

14 maji, Celibashi: Për mua kryetar i PD është Berisha, por të drejtën e regjistrimit e ka Basha!

Shkruar nga Pamfleti
14 maji, Celibashi: Për mua kryetar i PD është Berisha, por

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi e ka bërë të qartë se të drejtën ligjore për të regjistruar PD-në në zgjedhjet e 14 majit e ka Lulzim Basha. Komisioneri i Zgjedhjeve tha se vetëm një letër në Gjykatë e përcakton këtë gjë. Mirëpo edhe pse në perceptimin e Celibashit, kryetari i PD është Sali Berisha është ligji ai që ia mohon këtë të drejtë.

"Në perceptimin tim Sali Berisha është kryetar i PD por kjo nuk ndryshon asgjë në ligj. Gjykata tregon një fakt të ndryshëm nga ajo që ne perceptojmë dhe jemi të detyruar të marrin në konsideratë atë që përfaqësohet në një dokument zyrtar përndryshe edhe për rezultatin e zgjedhjeve, i bie të vendos cilën parti mendoj unë se mund të drejtojë vendin. Për ta përfunduar mendoj që të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD në zgjedhje, bazuar në dokumentet zyrtare të cilat i janë vënë në dispozicion KQZ-së, e ka Lulzim Basha i cili figuron kryetar i PD në pikëpamje të ligjit. Duhet që sipas ligjit kërkesa për regjistrim duhet të paraqitej nga Lulzim Basha. Ligji i jep të drejtën kodit zgjedhor dhe atij civil disa kompetenca të kryetarit të partisë, t’i delegojë te persona të tretë, "- tha Celibashi.

Kreu i KQZ-së shtoi se dokumentacioni i paraqitur nga përfaqësuesit e Enkelejd Alibejat për regjistrimin e PD-së në KQZ, nuk është i plotë dhe nuk ka përputhje me kodin zgjedhore.

Të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD, bazuar në dokumente zyrtare e ka Basha. Dokumentacioni duhet të jetë në përputhje me nenin 64. Sipas vlerësimit tim, duhet qe akti autorizues te jetë i qartë, kush e lëshon autorizimin, për kë, dhe veprimet që duhet të bëjnë të autorizuarit. Për të parën është e qartë, nuk kemi paqartësi edhe me personat që autorizohen, të komponenti i 3-të. Nga vlerësimi që i kemi bërë autorizimit për përfaqësuesin, Indrit Sefa, ky dokument nuk është i plotë. Unë vlerësoj se ky dokumentacion nuk është i plotë dhe me përputhje të plotë me kodin zgjedhor. Sipas vlerësimit tim në përputhej me këtë parashikohet duhet të akti autorizues të jetë i qartë. Të jetë e qartë kush e lëshon autorizimin dhe përmbajtja."- tha Celibashi.

Lini një Përgjigje