TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 6 Nëntor 2023, 13:10

Shoqëria e çarterit të Bablokut “Air Albania” drejt falimentit; Sinan Idrizi dhe Sinan Dilek kërkojnë shkrirjen e saj

Shkruar nga Pamfleti
Shoqëria e çarterit të Bablokut “Air Albania” drejt

Për këtë krim, SPAK, përveç Sinan Idrizit e turkut Sinan Dilek, ka detyrim të marrë nën hetim Dhurata Shamia (Frashëri) e Shërbimit Qeveritar që firmos çeqet e çarterit; Ceno Klosin e Tatimeve dhe Pranvera Fagun e QKB, që mbajnë të fshehtë aktivitetin financiar dhe pranojnë bilance false me gjoja humbje të kompanisë “Air Albania”...

Kryeministri Edi Rama ka filluar të pastrojë gjurmët e zullumeve që ka bërë; një prej tyre batërdia me harxhimet mbi 25 milionë Euro nga taksat publike, shpenzuar për udhëtimet me çarterin e tij personal, marrë me qira nga kompania “Air Albania” e paguar nga shteti.

Babloku nuk është trembur nga kërkesa e Foltores për komision hetimor lidhur me shpenzimet dhe ligjshmërinë e përdorimit çarterit, por prej stuhisë së re e të fortë amerikane, që do fillojë pas kthimit të Altin Dumanit nga SHBA.

Sqarojmë se prej muajit janar 2019 e deri sot, Ministria e Financave akordon çdo vit nga 6.5 milionë Euro për çarterin e Bablokut si kosto për udhëtime, staf avioni, qira, taksë aeroportesh, e mirëmbajtje në servise, duke i kaluar nëpërmjet Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, të fshehura në zërin “Shpenzime korente” për aktivitetin e kryeministrisë dhe të kryeministrit.

Përveç këtij skandali, qeveria ka fshehur bilancet tatimore prej 5 vitesh, megjithëse kompania “Air Albania” kryen biznes transporti ajror në 6 destinacione, ku 49% i ka “Turkish Airlines” me përfaqësues turkun Sinan Dilek, 41% Sinan Idrizi i Vlorës dhe 10% qeveria shqiptare.

Siç duket, kjo gropë e zezë ku janë zhdukur edhe miliona Euro nga të ardhurat e udhëtarëve, ka krijuar frikën e zbulimit të saj dhe ka detyruar dy ortakët Sinan Idrizi e turkun Sinan Dilek, të kërkojnë mbylljen e aktivitetit të kompanisë së çarterit të Bablokut.

Një informacion nga burime brenda Ministrisë së Financave, që akordon milionat për çarterin dhe ka në vartësi tatimet e QKB-në, ka bërë me dije për “Pamfleti”-n, se Sinan Idrizi e turku Sinan Dilek si ortakët me 90% të aksioneve, kanë dorëzuar kërkesën për shkrirjen e kompanisë.

Me këtë kërkesë për mbyllje aktiviteti, ka rënë dakord dhe Ministria e Infrastrukturës, që është ortake me 10% të aksioneve në kompaninë “Air Albania”; por që prej 5 vitesh, përveç milionave për çarterin e Bablokut, paguan nga 2.5 milionë Euro në vit për gjoja balancimin e humbjeve dhe nuk merr asnjë qindarkë fitim.

Skema për shkrirjen e kompanisë “Air Albania”, ka nisur në janar 2023, kur Sinan Idrizi, turku Sinan Dilek dhe Belinda Balluku e regjistruan si OJF pa fitime, kur realisht ka fitime të mëdha; ndërsa tani duan të zhdukin gjurmët e vjedhjeve miliona Euro të ardhura e nga buxheti i shtetit.

Për këtë krim, SPAK, përveç Sinan Idrizit e turkut Sinan Dilek, ka detyrim të marrë nën hetim këta 3 drejtorë: Dhurata Shamia (Frashëri) e Shërbimit Qeveritar që firmosë çeqet e çarterit; Ceno Klosi i Tatimeve dhe Pranvera Fagu e QKB, që mbajnë të fshehtë aktivitetin financiar dhe pranojnë bilance false me gjoja humbje të kompanisë “Air Albania”./Pamfleti

sinan idrizi sinan dilek air albania falimenti

Lini një Përgjigje