Të njëjtën gjë, ka bërë edhe në dy vitet Kryetare Kuvendi, duke larguar 68 nëpunës, të cilët i ka zëvendësuar me patronazhistë e familjarë pushtetarësh, por ata kanë fituar gjyqet për rikthim në punë e marrje pagash deri sa të rikthehen...
Ditën e hënë, 9 zyra përmbarimore kanë kërkuar sekuestrimin e llogarive bankare të Ministrisë së Arsimit, për shkak se ministrja Ogerta Manastirliu, ka bllokuar pagesat për punonjësit e shkarkuar padrejtësisht, të cilët marrin pagat me vendime gjyqësore të formës së prerë.
Janë punonjës arsimi, që me urdhër të ish-Ministres së Arsimit, Lindita Nkiolla, janë larguar nga puna pa asnjë shkelje ligjore, por vetëm sepse në vend të tyre u punësuan patronazhistë dhe familjarë të politikaneve të PS e miq të tyre.
Qysh prej vitit 2014, në bazë të vendimeve gjyqësore, 317 punonjës janë paguar rregullisht, duke marrë pagat mujore sipas pozicioneve që kanë pasur në ministri, në agjencitë e drejtoritë qendrore dhe në drejtoritë rajonale të arsimit.
Vlera e dëmshpërblimeve të tyre është nga 33 milionë lekë deri 65 milionë lekë për kohën e largimeve nga puna; dhe me detyrim për rikthim në vendet e punës, shoqëruar me klauzolën gjyqësore, që nëse Ministria e Arsimit nuk i rikthen në punë, ata do vazhdojnë të paguhen.
Mirëpo, Lindita Nikolla deri në dhjetor 2018 dhe 3 ministret Besa Shahini, Evis Kushi e Ogerta Manastirliu, që Babloku i emëroi pas Nikollës, nuk kanë refuzuar t’i rikthejnë në punë, për të mos hequr patronazhistët që kanë punësuar në vend të tyre.

Prandaj prej 9 vitesh, në vend të zbatojnë vendimet gjyqësore, ministret kanë preferuar që në 317 vende pune, të paguajnë nga 2 punonjës, me vlere totale 11.2 milionë Euro nga buxheti i shtetit; pagesa që sipas vendimeve gjyqësore po vazhdojnë.
Ja disa të shkarkuar që nga muaji tetor 2013, të cilët marrin pagat me vendime gjykate:
1. Albano Zhapaj, me vendim nr. 2437, datë 18 nëntor 2015, ka marrë 41.3 milionë lekë paga.
2. Shpresa Noka, me vendim nr. 3048, datë 15 korrik 2014, ka marrë 49.9 milionë lekë paga.
3. Sokol Milo, me vendim nr. 2751, datë 17 dhjetor 2015, ka marrë 40 milionë lekë paga.
4. Zaim Elezi, me vendim gjykate nr. 3650, datë 07 nëntor 2016, ka marrë 35 milionë lekë paga.
5. Ederina Kokomani, me vendim nr. 1712, datë 1 korrik 2015, kanë marrë 31 milionë lekë paga.
6. Matilda Parllaku, me vendim nr. 1470, datë 12 dhjetor 2013, ka marrë 64 milionë lekë paga.
7. Dashnor Spahiu, me vendim nr. 602, datë 11 mars 2014, ka marrë 58 milionë lekë paga.
8. Eriona Kaceli, me vendim nr. 2482, datë 19 nëntor 2015, ka marrë 32 milionë lekë paga.
9. Arjana Kolo, me vendim nr. 440, dat 5 mars 2016, ka marrë 31 milionë lekë paga.
10. Andon Andoni, me vendim nr. 1974, datë 11 maj 2017, ka marrë 39 milionë lekë paga. (Lista vazhdon).
Të njëjtën gjë, Lindita Nikolla ka bërë edhe në dy vitet Kryetare Kuvendi, duke larguar 68 nëpunës, të cilët i ka zëvendësuar me patronazhistë e familjarë pushtetarësh; por ata kanë fituar gjyqet për rikthim në punë e marrje pagash deri sa të rikthehen./Pamfleti
Lini një Përgjigje