
Sinjali i parë i lidhjes së këtij drejtori me grupet dhe eksponentë të botës së krimit, u dha nga KLSH me informacionin drejtuar Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, se në inventarin e pasurive të sekuestruara, mungojnë 24 makina luksoze, të cilat rezultojnë të zhdukura...
Në mes të muajit shtator 2023, KLSH i kërkoi Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, të shkarkojë Drejtorin e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, Adrian Koni dhe ta përjashtojë përgjithmonë nga administrata shtetërore, mbasi është konstatuar se i ka shkaktuar 100 milionë Euro humbje arkës së shtetit.
Por gjatë auditimit, KLSH zbuloi edhe faktin, që drejtori Adrian Koni u ka rikthyer pasuritë e sekuestruar dhe konfiskuara, shumë kriminelëve e trafikantëve, duke ua shitur në ankande me çmime 20-30% të vlerës së tyre e falas pa vendime drejtësie.
Por ky drejtor i lidhur me krimin, po vazhdon në detyrë, megjithëse edhe para 1 jave te operacioni në Elbasan; e para 2 ditësh në operacionin te Kepi Rodonit, policia zbuloi se persona me precedentë penalë, kishin në përdorim makina luksoze me targa false, të cilat në regjistrin e policisë e drejtësisë, figurojnë të sekuestruara.
Pesë “të fortëve” në Elbasan e te Kepi Rodonit, iu gjetën autorizime përdorimi për 6 muaj e 1 vit me autorizime e kontrata qiraje, të lëshuara nga Adrian Koni, Drejtor i Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara e Konfiskuara.
Pas verifikimit, rezultoi se autorizimet dhe kontratat e qirave për efekt përdorimi ishin false, mbasi nuk ishin të regjistruara në librin e sektorit të administrimit, në librin ekonomik dhe në protokollin e Agjencisë së Pasurive të sekuestruara e Konfiskuara, por figuronin sikur ishin në qendrat e bllokimit.
Pra, drejtori Adrian Koni u ka dhënë makinat personazheve të botës së krimit ilegalisht; jo që ata të krekosen, sepse kanë makina luksi sa të duash; por logjikisht, që t’i përdorin ato në veprimtari kriminale me targa false, dhe sipas pazarit me drejtorin Adrian Koni, t’i rikthejnë përsëri në qendrën ku mbahen të bllokuara.
Sinjali i parë i lidhjes së këtij drejtori me grupet dhe eksponentë të botës së krimit, u dha nga KLSH me informacionin drejtuar Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, se në inventarin e pasurive të sekuestruara, mungojnë 24 makina luksoze, të cilat rezultojnë të zhdukura.
Saktësojmë, se drejtori Adrian Koni, është emëruar nga Bledar Çuçi menjëherë pasi ky u bë Ministër i Brendshëm, ndaj kishte fuqi dhe liri veprimi për të bërë zullume me pasuritë e sekuestruara edhe duka ua dhënë në përdorim ilegal kriminelëve./Pamfleti
Lini një Përgjigje