TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia20 Tetor 2023, 12:21

Batërdia e drejtorit “Ikonë” Adrian Koni te Ministria e Brendshme, zhduk pasuritë që i sekuestrohen krimit

Shkruar nga Pamfleti
Batërdia e drejtorit “Ikonë” Adrian Koni te Ministria e
Bledi Çuçi dhe Adrian Koni /

KLSH i kërkon ministrit Taulant Balla, ta shkarkojë këtë drejtor nga detyra, madje me provat e shumta e të rënda të krimeve ekonomike financiare që ka bërë me pasuritë e konfiskuara, vetë ministria e Brendshme duhet ta kallëzojë në SPAK, mbasi ky hajdut e bashkëpunëtor kriminelësh, ka edhe një dosje penale i dënuar në Durrës, për zhdukjen e 17 miliardë lekëve kur ishte shef i mbledhjes së borxheve doganore...

Një skandal i rëndë krimi ekonomiko-financiar mbi 100 milionë Euro, ka përfshirë kupolën qendrore të Ministrisë së Brendshme, bërë publik nga KLSH, nëpërmjet raport- auditimit të saj përfundimtar në muajin shtator 2023.

Personazhi i kësaj afere është Adrian Koni, prej 2 vitesh i emëruar nga Bledar Çuçi në detyrën Drejtor i Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara e Konfiskuara nga individët dhe grupet kriminale e korrupsionit; fakt që dëshmon se Ministria e Brendshme në kohën e Bledar Çuçit u zhyt në korrupsion edhe me pasuritë e sekuestruara.

Shoqëruar me raportin e provave të krimit ekonomiko-financiar, që Adrian Koni ka bërë me pasuritë e konfiskuara, KLSH i ka kërkuar Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, që këtë drejtor “monstër” ta shkarkojë menjëherë e ta përjashtojë përgjithmonë nga shërbimi civil i shtetëror.

Por ministri Balla nuk po e shkarkon drejtorin Adrian Koni, megjithëse me urdhër të këtij drejtori “ikonë” korrupsioni e krimesh, 25% e pasurive të sekuestruara i janë rikthyer grupeve e eksponentëve të krimit, pa urdhër prokurorie e pa vendim gjykate.

Ndërsa afro 50% të pasurive të konfiskuara që kanë kaluar në pronësi të shtetit, u janë dhënë përsëri eksponentëve të krimit me qira simbolike; 287 makina, toka, troje, lokale, apartamente e vila, u janë shitur atyre në ankande me çmime 30-40% të vlerës së tregut, duke përdorur blerës fiktiv.

Jo vetëm për shkarkimin, por edhe arrestimin e këtij drejtori falsifikator, hajdut e bashkëpunëtor i grupeve kriminale, mjafton vetëm fakti, që ka zhdukur 24 makina luksoze nga inventari i sekuestrove, 11 prej të cilave me vlerë minimale 30-40 mijë Euro secila, ndërsa 13 me vlerë maksimale 90-100 mijë Euro secila.

Edhe një fakt tjetër: Gjatë viteve 2021-2022 janë konfiskuar 196 makina, por drejtori Adrian Koni ka vlerësuar me çmime vetëm 20 prej tyre me vlerë totale 350 milionë lekë të vjetra.

Po kështu, 37 makina ua ka dhënë institucioneve shtetërore, ndërsa 139 makina luksoze të konfiskuara, drejtori Adrian Koni i ka lënë pa kartelë vlerësimi çmimi, me qëllim që t’i shesë në ankand me çmime të ulëta.

Në vend që ditën e daljes së raportit të KLSH, drejtori Adrian Koni të ishte arrestuar nga vetë policia e shtetit me urdhër denoncimi nga Ministri i Brendshëm që e ka në vartësi, ai vazhdon të jetë në detyrë.

Batërdia e drejtorit “Ikonë” Adrian Koni te Ministria e

Madje pas zbulimit të këtij krimi ekonomik-financiar me vlerë mbi 100 milionë Euro, drejtori Adrian Koni ka shpallur 6 ankande për shitjen e 15 makinave, të 8 vilave, 28 apartamenteve, 8 tokave e trojeve dhe dhënien me qira të 54 njësive tregtare e banesave në zonën bregdetare Durrës, Kavajë, Lushnjë, Vlorë, Sarandë.

Nëse KLSH, i ka kërkuar ministrit Taulant Balla, ta shkarkojë për vjedhjet, mashtrimet, falsifikimet me pasuritë e sekuestruar dhe  rikthimin e tyre te bosët e krimit, “Pamfleti” po i kujton edhe një fakt tjetër.

Sipas Vendimit nr. 138, datë 14 maj 2014 të Kolegji Penal të Gjykatës së Lartë, rezulton se Drejtori Adrian Koni i Ministrisë së Brendshme, është dënuar me Vendim nr. 548, datë 20.10.2009 dhe Vendim nr. 205, datë 25.04.2012 të Gjykatës së Shkallës së Parë e të Apelit në Durrës, mbasi ka zhdukur 17 miliardë lekë, kur ishte shef i mbledhjes së borxheve doganore nga firmat private, duke bashkëpunuar me kompanitë OLIM, DEKA, KURUM, PETROLIUM, BANANA-FRUIT, NOSHI, MIKI dhe 24 biznese të tjerë.

Saktësojmë, se në 3 takime ndërkombëtare për administrimin e pasurive të sekuestruara e konfiskuara, drejtori Adrian Koni në emër të Ministrisë së Brendshme, ka mashtruar me shifra false SPAK-un, zyrën e FBI, EUROPOL e EUROJUST në Tiranë, Komitetin Kundër Krimit të Organizuar dhe Ministrinë e Financave./Pamfleti

adrian koni drejtori ikonë e korrupsionit pasuritë e krimit

Lini një Përgjigje