TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Korrik 2023, 15:20

Ktheu institucionin në çerdhe krimi dhe orgjie, a do të bjerë drejtori i Çuçit Adrian Koni në prangat e SPAK për milionat e vjedhura?

Shkruar nga Pamfleti
Ktheu institucionin në çerdhe krimi dhe orgjie, a do të
Bledi Çuçi dhe Adrian Koni

Adrian Koni  është i njohur ndryshe edhe si miu i doganave ku është endur për shumë kohë. Ai për një periudhë  shquhej si zari i Monikës. Koni  është i mbuluar dhe i zhytur në zullume kriminale derisa katapultoi në krye të “Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Mafia shtetërore padyshim ka pllakosur mbi çdo qelizë të shtetit. Policia e Çuçit shpesh herë i bënte fresk krimit dhe madje jo pak herë policia ishte bashkë me krimin e organizuar. Policia e drejtuar, mbërthyer dhe e udhëhequr nga trafikantë. Ky ishte mandate i ministrit Çuçi në krye të ministrisë së Brendshme, e mbushur plotë me skandale, seksual, korruptiv, kriminale.

Me udhëheqjen e ministrisë së Brendshme nga ministri Çuçi, policia e shtetit  nuk kishte mision dhe funksion  ruajtjen e rendit dhe qetësisw publike por ishte kthyer në një organizatë kriminale.

Në organizatë kriminale ishte kthyer edhe çdo drejtori në varësi të  ministrisë së Brendshme të trajtuar nga ministri Çuçi. Drejtori të tilla si “Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara” të drejtuara nga z. Adrian Koni, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit etj.

Shkarkimi i beftë i Ministrit të Brendshëm ka krijuar një kaos të madh ndër shumë prej vartësve të tij në ministri, të cilët kanë pasur si mision jo shërbimin publik por kanë pasur si qëllim zhvatjen e fondeve publike.

Më i shqetësuari nga të gjithë është drejtuesi i “Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka z. Adrian Koni i cili ka ngjitur shkallët e karrierës nga një xhepist në një hajdut profesionist i cili ka një difiçit në drejtorinë që ai drejton mbi 10.000.000 euro.

Adrian Koni  është i njohur ndryshe edhe si miu i doganave ku është endur për shumë kohë. Ai për një periudhë  shquhej si zari i Monikës. Koni  është i mbuluar dhe i zhytur në zullume kriminale derisa katapultoi në krye të “Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara për të cilat do të flasim në vijim.

Emërimi i Çuçit Ministër i Brendshëm çeli dyert e arta edhe  mjeshtrin e vjedhjes dhe korrupsionit z.Adrian Koni , i cili pozicionin e punës së tij e ktheu në një çiflig privat dhe në çerdhe vjedhjesh, orgjish dhe korrupsioni.

Ditët në vijim infront do të publikojë me fakte se si ka z. Adrian Koni, ka shpërdoruar fondet publike. Njëkohësisht do të publikoj fakte  se sa shpenzon ky funksionar publik  për të udhëtuar në Europë çdo fundjavë në Vienë, Paris,  Romë, Barcelonë,  Budapest, Pragë, Berlin, Madrid, Lisbonë etj të ardhura të cilat nuk deklarohen në organet përkatëse.

Pazaret, tenderët e vjedhur, firmat e vendosura kuturu që kanë shkaktuar humbjen e miliona lekëve tani janë në një dosje që është bërë gati për në SPAK në ambasadën amerikane, etj./ Infront-al

shkarkimi i bledi çuçit adrian koni

Lini një Përgjigje