TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia28 Tetor 2023, 12:43

Skandali/ Shefi i negociatave me BE, Ilir Beqja, merr informacionet sekrete të SHISH, policisë, drejtësisë, ushtrisë...

Shkruar nga Pamfleti
Skandali/ Shefi i negociatave me BE, Ilir Beqja, merr informacionet sekrete
Ilir Beqja /

 Është çmenduri edhe ta mendosh, që krye hajduti Ilir Beqja me 3 dosje në SPAK për 380 milionë Euro vjedhje në shëndetësi, do marrë informacionet sekrete të SPAK dhe agjencive të sigurisë, kur ai ka shumë raporte për kontrabandë ilaçesh e pajisjesh mjekësore, evazion fiskal, pastrim parash korrupsioni e droge dhe transferta ilegale miliardash jashtë Shqipërisë...

“Pamfleti” denoncoi skandalin, që me Vendim Nr. 600, datë 18.10.2023, Edi Rama i bëri karshillëk SHBA-BE, duke futur krye hajdutin Ilir Beqja, në komitetin e negociatave me BE-në, kur ai duhej të ishte në burg bashkë me vartësit e tij, si “koka” i aferës së pajisjeve kirurgjikale.   

Për të futur Ilir Beqjen në këtë strukturë, Babloku shkarkoi Romina Kukon, Zëvendësministre e Brendshme dhe kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës; e cila ishte emëruar në grupin e negociatave, me rekomandimin preferencial të Ambasadorit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca.

Brenda PS e qeverisë, u tha se Edi Rama i shtoi këtë detyrë tekniko-diplomatike Ilir Beqjes, që mbi pagën mujore 2 milionë lekë si Drejtor i Donacioneve në Kryeministri, t’i shtojë 5 milionë lekë pagesë tjetër në muaj dhe udhëtime të shpeshta jashtë shtetit e dieta.

U tha, se me detyrën si shef grupi negociator, Babloku e veshi Ilir Beqjen edhe me fuqi kontrolluese mbi ministrat, drejtuesit e institucioneve e agjencive; të cilët, sipas ligjit duhet të raportojë te ai për çështjet konfidenciale me negociatat.

Por Babloku, qëllimisht nuk ka bërë të ditur në vendimin e qeverisë, se për cilin Kapitull të Negociatave u emërua kryetar Ilir Beqja, por kjo mësohet nga VKM Nr. 422, datë 6.5.2020 “Për emërimin e drejtuesve të grupeve për 35 kapitujt e negociatave”, ku thuhet se Zv/ministrja e Brendshme, Romina Kuko, drejtonte çështjet e Kapitullit Nr. 24.

Skandali/ Shefi i negociatave me BE, Ilir Beqja, merr informacionet sekrete

Para 10 ditësh, kryetar i grupit që do merret me çështjet e Kapitullit Nr. 24 të negociatave, u emërua krye hajduti Ilir Beqja; por temat e këtij kapitulli, krijojnë bindje se Babloku e ka emëruar me paramendim, për punë të tjera që lidhen me zullumet e tyre gjatë 10 viteve në pushtet.

Sipas platformës së BE, Kapitulli Nr. 24 i Negociatave, përfshin këta sektorë: sigurinë kombëtare, kontrollin kufitar, trafikun e vizave, emigracionin, azilin e të huajve, policinë, institucionet e drejtësisë, shërbimin sekret shtetëror, agjencitë anti-mafie, luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, terrorizmit, trafiqeve, pastrimit të parave, sektorin tatimor e doganor.

Sipas kriterit të formës së prerë, që ka vendosur Këshilli i Europës në ndarjen e kapitujve për negociatat, çështjet e Kapitullit Nr. 24 të negociatave, duhet t’i drejtojë vetëm Ministria Brendshme, si institucioni  qendror i sigurisë kombëtare dhe luftës kundër krimit të organizuar.

Por në shkelje të kriterit të BE, kryeministri Edi Rama vendosi që ta drejtojë Ilir Beqja grupin e negociatave për sigurinë kombëtare, kontrollin kufitar, policinë, drejtësisë, shërbimin sekret, agjencitë anti-mafie, luftën kundër trafiqeve, korrupsionit, pastrimit të parave etj.

Skandali/ Shefi i negociatave me BE, Ilir Beqja, merr informacionet sekrete

Sipas Pikës nr. 9 të VKM nr. 422, datë 6.5.2020, me postin si kryetar i grupit negociator për çështjet e sigurisë e drejtësisë, Ilir Beqja ka të drejtë të marrë çdo informacion sekret nga Ministria e Brendshme, Policia, Ushtria, SHISH, SPAK, Gjykatat, Prokuroria, Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar dhe Parandalim-Pastrimit të Parave, Doganat e nga agjenci të tjera.

Është çmenduri edhe ta mendosh, që krye hajduti Ilir Beqja, që ka 3 dosje në SPAK për 380 milionë Euro vjedhje në shëndetësi, do marrë informacione sekrete nga SPAK; dhe nga agjencitë e tjera të sigurisë, kur ai ka shumë raporte gjurmimi për kontrabandë ilaçesh e pajisjesh mjekësore, evazion fiskal, pastrim parash korrupsioni e droge dhe transferta ilegale miliardash jashtë Shqipërisë./Pamfleti

ilir beqja shefi i negociatave me be informacione sekrete

Lini një Përgjigje