
“De facto” kjo është një amnisti e padeklaruar, pasi drejtësia nuk do lejohet të hetojë e procedojë asnjë provë pastrimi parash deri 4 muaj para zgjedhjeve të vitit 2025
Më 27 tetor 2023, Task Forca për Veprimin Financiar (FATF) me anëtarë 39 shtete e qendër në Paris, vendosi të nxjerrë Shqipërinë nga “Lista gri” e pastrimit të parave, me propozim dhe veto të Ministrit të Financave të Francës, Bruno Le Maire.
Kjo veto, vënë 11 ditë pas vizitës së Presidentit Francez, Emanuel Macron në Tiranë, ka krijuar dyshime te SHBA, se është qokë ndaj mikut të tij, Edi Rama, me qëllim që qeverisja shqiptare të prezantohet sikur ka luftuar paratë e pista, madje as vetë Babloku nuk e trumbetoi këtë vendim. Sepse bie ndesh me provat e “raportit të zi” të DASH me 22 shtator 2023; me raportin alarmant të Këshillit të Europës në muajin korrik 2023, me raportin e detajuar të Autoritetit Europian të Luftës Kundër Pastrimit të Parave (AMLA) në gusht 2023 dhe me deklaratat e liderëve të BE në Samitin e 16 tetorit në Tiranë.
Pra, para 2-3 muajsh e para 2 javësh, këto e quajtën Shqipërinë qendër të pastrimit të parave në Ballkan e Europë, me tregues në rritje të pa kontrolluar e fuqizim të kësaj veprimtarie, për shkak të mos veprimit të drejtësisë, agjencive ligj zbatuese dhe mbështetjes nga qeveria në sektorin e ndërtimit, koncesioneve, bankave e bizneseve offshore.
Por menjëherë pas lajmit, se Shqipëria ka dalë nga “Lista gri” e pastrimit të parave, kryeministri Edi Rama në mënyrë të heshtur, është vënë në mbështetje të mafies së pastrimit të parave, për t’i krijuar liri veprimi me ligj, duke penguar veprimin e organeve ligj zbatuese në këtë sektor.

Sipas informacionit nga ministria e Financave, Babloku ka urdhëruar Ministrin e Financave Ervin Mete dhe ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, që brenda nëntorit 2023 të paraqesin për miratim në qeveri, një Projekt Akt-Normativ, që do lërë të qetë pastruesit e parave për 1 vit.
Akti normativ, i cili do jetë me fuqinë e ligjit, do parashikojë këtë përcaktim: - Meqë Task Forca për Veprimin Financiar (FATF) e nxori Shqipërinë nga “Lista gri” e pastrimit të parave; bizneseve të sektorëve të skeduar për pastrim parash; deri më 31 dhjetor 2024, nuk do t’u kontrollohen e hetohen, burimet financiare për fondet që investojnë e qarkullojnë.
Sipas Bablokut, ky Akt-normativ, ka si qëllim që bizneset e pallateve, kullave, resorteve, PPP-ve, agjencitë imobiliare dhe kompanitë offshore vendase e të huaja etj., të lihen të qetë për 1 vit si gjoja fazë “monitorimi”, për të parë nëse do shkëputen nga pastrimi i parave të zeza.
Që do të thotë, se “de facto” kjo është amnisti, që me një akt normativ të urdhëruar nga Babloku; agjencitë gjurmuese e drejtësia, nuk do lejohen të hetojnë e procedojnë asnjë provë pastrimi parash deri 4 muaj para zgjedhjeve të vitit 2025.
Siç janë p.sh., investimet te resortet dhe kullat e Olta Xhaçkës, Artan Dulakut, Luan Bregasit, “Bolit të Kokainës” Ervin Mata, Dajlan Avdisë e Fidel Yllit, Pëllumb Salillarit, Bashkim Ulajt, Gjergj Lucës, Roland Ziut, oligarkut rus Oleg Deripaska në Divjakë, Muhamed Alabbar në Durrës etj., etj./Pamfleti
Lini një Përgjigje