TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 1 Nëntor 2023, 11:18

Para dy javësh, Babloku i dha Rudina Dembacajt e Mark Frrokut 2 PPP energjie në 8.8 ha tokë shteti falas

Shkruar nga Pamfleti
Para dy javësh, Babloku i dha Rudina Dembacajt e Mark Frrokut 2 PPP
Mark Frroku dhe Rudina Dembacaj /

Dy vendimet koncesionare të Këshillit Kombëtar të Territorit e në të njëjtën ditë, faktojnë se kryeministri Edi Rama, jo vetëm nuk i ka shkëputur lidhjet me  ish-deputetin e PS, Mark  Frroku dhe vëllain e tij Arben Frroku që është ende i burgosur në Holandë, por u jep dhe koncesione mbi pasuri shtetërore falas...

Në përleshjen për pronësinë e tokës në hyrje të zonës Shetaj te Kepi i Rodonit, personazh kryesor ishte ish-deputeti i PS, Mark Frroku, mik personal i kryeministrit Edi Rama, të cilin e arrestoi policia me akuzën e dhunës së armatosur për zaptim prone.

Qysh prej muajit prill 2015, kur Mark Frroku u arrestua dhe prej muajit nëntor 2015, kur iu hoq mandati i deputetit e pas muajit prill 2017 kur u dënua me burg për fshehje pasurie, pastrim parash e ndërtim pa leje, kryeministri Edi Rama ka deklaruar shkëputjen e plotë të lidhjeve me të.

Edhe në muajin korrik 2020, kur OFL i çoi atij e vëllait Arben Frroku formularin e deklarimit të pasurive, por u la në heshtje nga Policia, Prokuroria e SPAK; Edi Rama mohoi të ketë pasur ndikim, duke  deklaruar se nuk kishte asnjë kontakt e lidhje me ta.

Por dy vendime të Këshillit Kombëtar të Territorit para 2 javësh, faktojnë se Edi Rama, jo vetëm nuk i ka shkëputur lidhjet me  ish-deputetin e PS, Mark Frroku dhe vëllain e tij Arben Frroku që është i burgosur në Holandë, por u jep edhe koncesione mbi pasuri shtetërore falas.

Para dy javësh, Babloku i dha Rudina Dembacajt e Mark Frrokut 2 PPP

Me Vendim nr. 24, datë 18 tetor 2023 të Këshillit Kombëtar të Territorit, Babloku si kryetar i këtij këshilli, i ka dhënë Mark Frokut, koncension 35-vjeçar për ndërtim impianti eolik prodhimi energjie elektrike, me kapacitet të instaluar 2 MW dhe ndërtim të veprave, objekteve e infrastrukturës ndihmëse për të.

Këtë koncesion, ia ka dhënë për ta ndërtuar në zonën e Kçirës të Bashkisë Pukë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dembacaj 2020 Sh.p.k” të krijuar më 2 mars 2020, që është 100% në pronësi të gruas së tij aktore Rudina Dembacaj.

Para dy javësh, Babloku i dha Rudina Dembacajt e Mark Frrokut 2 PPP

Kjo firmë, ka si objekt biznesin e ndërtimit të objekteve e veprave industriale dhe të prodhimit të energjisë elektrike; që do të thotë, se pazari mes Edi Ramës e Mark Frokut, është bërë para krijimit të saj, mbasi ligji e përcakton që shoqëria të ketë mbi 2 vite aktivitet.

Koncesioni i dytë me afat 35 vite, i është dhënë kompanisë “A.M-L Group Sh.p.k.” në pronësi të Arben e Mark Frrokut, ndërtim impianti eolik prodhimi energjie elektrike, me kapacitet të instaluar 2 MW dhe ndërtim të veprave, objekteve e infrastrukturës ndihmëse për të; dhe të dy do ndërtohen në sipërfaqe totale 8.8 hektarë tokë shteti falas./Pamfleti

mark frroku rudina dëmbacaj babloku 8.8 ha tokë

Lini një Përgjigje