TAGS-AT E JAVËS

Kulture31 Tetor 2023, 20:08

Qendra e Librit vlerëson Luljeta Lleshanakun, shpallet “Poeti Laureat” në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Qendra e Librit vlerëson Luljeta Lleshanakun, shpallet “Poeti

Qendra kombëtare e Librit dhe Leximit ka shpallur Luljeta Lleshanakun poete Laureate të Shqipërisë.

Shpallja u bë pas një procesi të gjatë ndërsa juria ka marrë në shqyrtim disa emra përfshirë edhe pastërtinë e figurës.

Lleshanaku u përzgjodh midis dhjetë emrave dhe pasoi Rudolf Markun.

“Titulli “Poeti Laureat” i jepet poetes shqiptare Luljeta Lleshanakut, me motivacionin për vargun e saj modern, larg metaforës së automatizuar duke e ndërtuar me ritëm e krahasim domethënien e frazës poetike, si dhe për krijimin e një brezi të ri poetësh. Luljeta Lleshanaku përfaqëson çka është postmoderne në poezinë shqipe, duke i kthyer kësaj të fundit bashkëkohësinë me poezinë botërore”, thuhet ne motivacion.

 

luljeta lleshanaku poeti laureat shqiperi

Lini një Përgjigje