
Aktori Genc Fuga muajt e fundit ka pasur vëmendjen më të madhe mediatike dhe publike të karrierës së tij.
Dhe kjo, për fat të keq, jo për ndonjë shfaqje apo rol të aktorit, por për shkak të një goditjeje në tru që e çoi menjëherë në shtratin e spitalit.
Por Genc Fuga e kaloi këtë moment të vështirë dhe pak ditë më parë ka bërë daljen e tij të parë publike.
Genci ishte në Sallën e Koncerteve, në Universitetin e Arteve ku u dha shfaqja e parë pas restaurimit.

Lini një Përgjigje