TAGS-AT E JAVËS

Kulture18 Dhjetor 2025, 15:09

Ndryshim historik në Oscar: Ceremonia do të transmetohet ekskluzivisht në YouTube nga viti 2029

Shkruar nga Pamfleti

Ndryshim historik në Oscar: Ceremonia do të transmetohet ekskluzivisht

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka bërë të ditur se ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar do të pësojë një ndryshim historik.

Nga viti 2029, transmetimi i plotë i ngjarjes do të bëhet ekskluzivisht dhe falas në YouTube, duke lënë pas më shumë se 50 vjet bashkëpunim me rrjetin ABC, i cili e ka transmetuar ceremoninë që nga viti 1976.

Sipas marrëveshjes shumëvjeçare, YouTube do të ketë të drejtat globale të transmetimit të Oscar-ëve deri në vitin 2033. Drejtuesit e Akademisë theksojnë se ky vendim ka për qëllim zgjerimin e audiencës ndërkombëtare dhe afrimin e brezat e rinj me botën e kinemasë. Partneriteti me platformën online synon gjithashtu të rrisë aksesin global dhe të forcojë lidhjen mes Akademisë dhe komunitetit filmik.

Ndër vite, shikueshmëria e Oscar-ëve ka qenë në rënie, megjithëse ceremonia e vitit 2025 regjistroi një rilindje të interesit, veçanërisht mes të rinjve që ndoqën ngjarjen përmes pajisjeve mobile dhe kompjuterëve. Drejtuesit e YouTube e cilësojnë Oscar-in si një institucion kulturor global dhe shprehen se ky bashkëpunim do të frymëzojë një brez të ri krijuesish dhe adhuruesish të filmit.

ABC do të vazhdojë të transmetojë ceremonitë e ardhshme deri në vitin 2028, por kjo lëvizje shihet si një tjetër tregues i zhvendosjes së industrisë së argëtimit drejt platformave streaming. Analistët e industrisë e shohin këtë ndryshim si një hap vendimtar drejt digitalizimit të ngjarjeve të mëdha dhe adaptimit të kinemasë me audiencat globale të sotme.

oscars youtube

Lini një Përgjigje