TAGS-AT E JAVËS

Kulture17 Nëntor 2025, 18:01

Binjaket që magjepsën Europën ndahen nga jeta së bashku, dyshohet për vetëvrasje të asistuar

Shkruar nga Pamfleti

Binjaket që magjepsën Europën ndahen nga jeta së bashku,

Alice dhe Ellen Kessler, ikonat e skenës gjermane dhe europiane, kanë ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.

Sipas të përditshmes gjermane Bild, dy motrat kanë zgjedhur vetëvrasjen e asistuar, një praktikë e lejuar ligjërisht në Gjermani në rrethana të caktuara.

Binjaket që magjepsën Europën ndahen nga jeta së bashku,

Trupat e tyre u gjetën në banesën ku jetonin prej vitesh në Grunëvald, pranë Mynihut, në dy apartamente ngjitur, të ndara vetëm me një mur lëvizës. Policia u njoftua pasi ato kishin ndërruar jetë; hetimet paraprake kanë përjashtuar çdo përgjegjësi të personave të tretë. Sipas Bild, binjaket kishin lënë në testament dëshirën që pas kremimit hiri i tyre të vendosej në të njëjtën urnë.

Nga Saksonia në skenat botërore

E lindura në vitin 1936 në Nerchau të Saksonisë, pranë Lajpcigut, Alice dhe Ellen Kessler nisën që fëmijë karrierën e tyre në baletin e Operës. Në vitin 1952, vetëm 16-vjeçare, u larguan nga Republika Demokratike Gjermane dhe u vendosën në Gjermaninë Perëndimore, në Dyseldorf, hapi që do të shënonte fillimin e një karriere ndërkombëtare me artistë të kalibrit të Frank Sinatra dhe Fred Astaire.

Binjaket që magjepsën Europën ndahen nga jeta së bashku,

Në Itali, do të bëheshin të famshme falë këmbëve të tyre të gjata, aq sa u quajtën “këmbët e kombit”, dhe performancave që i shndërruan në mite televizive. Në vitet ’60 triumfuan në skenat e Studio Uno me Minën, në spektaklet e Don Lurio-s, në Giardino d’inverno, më pas në Carosello, Milleluci dhe Canzonissima, materiale që sot vijojnë të jenë ndër videot më të shikuara në YouTube.

Binjaket që magjepsën Europën ndahen nga jeta së bashku,

Karriera e tyre shtrihej nga baleti te muzika, nga televizioni te kinemaja, ku luajtën për Dino Risin në Il giovedì dhe me Alberto Sordin në I complessi. Në moshën 40-vjeçare u shfaqën edhe në kopertinën e Playboy, duke u bërë ikona të një epoke që ndryshoi televizionin europian.

Në një intervistë dhënë vite më vonë agjencisë ANSA, ato kujtonin me mall bashkëpunimet me Minën, Raimondo Vianello-n dhe Johnny Dorelli-n, duke e cilësuar këtë të fundit si “më të afërtin me stilin tonë amerikan”.

Një jetë në unison, dhe një fund po aq i pandashëm

Ashtu siç jetuan gjithë jetën, në skenë, në ekran dhe në kujtesën kolektive, Alice dhe Ellen Kessler u ndanë nga jeta së bashku. Figura të kulturës pop europiane, binjaket mbeten një simbol i epokës së artë të televizionit gjerman e italian.

 

Lini një Përgjigje