Më shumë se 500 ekspozues po prezantojnë botime të reja dhe autorë emocionues në Panairin e Librit në Vjenë, i cili këtë vit mbush dy salla ekspozitash për herë të parë. Midis tyre janë Robert Menasse dhe autori shqiptar Fate Velaj, i cili nga refugjat u bë diplomat.
Romani i Ambasadorit shqiptar në Vjenë Fate Velaj quhet Kreuztanne. Ky libër, i rrëfyer mbi eksperiencën vetjake të autorit, sjell për lexuesin historinë e Shqipërisë, pas viteve ’90, aspiratën e një brezi të tërë ëndrrimtarësh që arritën t’i projektonin dhe ndërtonin ëndrrat e tyre, mes sfidash në Europë.
"Ai momenti i bukur kur Fate Velaj, "pushton" panairin e librit të Vjenës.
Për ta trajtuar veprën, më shoqëruan:
Robert Menasse, autor dhe fitues i kush e di sesa çmimeve ndërkombëtare dhe
Katja Gasser, shefredaktore e kulturës në ORF TV, televizioni austriak", shkruan Velaj në një postim në Facebook.
Lini një Përgjigje