TAGS-AT E JAVËS

Kulture 1 Prill 2026, 11:57

Ambasadori Fate Velaj vijon turin letrar, prezanton “Kreuztanne” në Krems

Shkruar nga Pamfleti

Ambasadori Fate Velaj vijon turin letrar, prezanton “Kreuztanne”

Ambasadori i Shqipërisë në Vjenë, Fate Velaj, prezantoi romanin e tij “Kreuztanne” në një tjetër ndalesë të turit letrar, këtë herë në qytetin Krems an der Donau, pas një serie aktivitetesh të zhvilluara në disa qytete të Austrisë. 

Edhe kësaj radhe, ashtu si në shumë nga aktivitetet e tij të mëparshme – për mbrëmjen dhe prezantimin raportoi gazeta NÖN (Niederösterreichische Nachrichten), ashtu si më parë kishin raportuar edhe gazeta të tjera.

"...rruga jetësore e Fate Velajt është shembull i guximit, integrimit dhe solidaritetit shoqëror, duke treguar se si përvojat individuale mund të shndërrohen në një histori që i përket gjithë Evropës."

Romani “Kreuztanne” i Fate Velajt : një mbrëmje plot frymëzim në Krems

31.3.2027

Kreuztanne i autorit Fate Velaj ishte në qendër të një mbrëmjeje kulturore të mbushur plotë në Haus der Regionen në Krems.

Libri rrëfen udhëtimin "aventurier" të një djali nga Shqipëria që në Austri gjeti një atdhe të ri dhe, në fund, edhe thirrjen e tij si artist. Në “Kreuztanne”, Velaj tregon historinë e një njeriu që në vitin 1991, nga kampi i refugjatëve në Traiskirchen, përfundoi në një han të izoluar në St. Anton an der Jeßnitz.

Fillimi i një jete të re

Pa njohuri të gjuhës dhe vetëm “me një thes plot ëndrra”, ai nisi jetën e re si larës pjatash dhe punëtor fabrike. Për të shpëtuar nga vetmia, filloi të pikturonte peizazhin përreth dhe të ndiqte me këmbëngulje ëndrrën e tij për një karrierë në pikturë, fotografi dhe letërsi.

Velaj, i cili në roman përshkruan fatin e vet, studioi në Universität für angewandte Kunst Wien, bashkëpunoi me artistë ndërkombëtarë dhe u bë një urë lidhëse mes kulturave. Rruga e tij është vlerësuar me çmime të shumta në Austri, Itali, SHBA dhe nga Parlamenti Evropian.

Rikthimi si ambasador i Shqipërisë

33 vjet pas mbërritjes së tij, Fate Velaj u kthye në Austri si ambasador i vendit të tij të origjinës, Albania. “Kreuztanne” ndërthur autobiografinë me fiktionin, historinë e migrimit me romanin e artistit, studimin shoqëror me realizmin poetik – një rrëfim prekës për shpresën, dështimin dhe fillimet e reja.

Mbrëmjen e hapi kryetarja e BAS në Krems, Ingeborg Preininger-ter Horst. Një laudatio për autorin e mbajti Këshilltari rRajonal Sven Hergovich - njëkohësisht dhe kryetar i SPÖ për rajonin Austria e Ulët me 1.8 milion banorë - , i cili theksoi idenë se: “Atdheu nuk është një vend, por një ndjenjë.”

Guxim, integrim dhe solidaritet

Hergovich theksoi se libri nuk rrëfen vetëm një histori personale, por edhe një histori për Austrinë e Poshtme dhe për Evropën – për atë që i lidh njerëzit mes tyre. Sipas tij, rruga jetësore e Velajt është shembull i guximit, integrimit dhe solidaritetit shoqëror, duke treguar se si përvojat individuale mund të shndërrohen në një histori që i përket gjithë Evropës.

Mbrëmja u shoqërua edhe me prezantimin fotografik “Face Anthology”, një ligjëratë të autorit mes disa prej veprave të tij të mëdha dhe me leximin e disa kapitujve nga libri nga aktorja Hanna Mayer, e njohur ndër të tjera nga angazhimi i saj në Donautheater Krems.

Apel për zemër të hapur dhe respekt

Në një diskutim panel me autorin dhe këshilltaren komunale të kulturës në qytetin Krems, Elisabeth Kreuzhuber, ajo theksoi:
“Fate Velaj na mëson të shohim drejt së ardhmes me zemër të hapur dhe të tregojmë respekt për njëri-tjetrin.”

Në publik ishin të pranishëm edhe personalitete të jetës politike dhe kulturore, ndër ta senatorja federale Amelie Muthsam, këshilltarët e qytetit të Kremsit Werner Stöberl, Helmut Mayer dhe Günter Herz, si dhe ish-kryetari i bashkisë Reinhard Resch.

Ambasadori Fate Velaj vijon turin letrar, prezanton “Kreuztanne”

ambasadori fate velaj

1 Komente

  1. s
    skenderi

    doni me per belulin ,.....ok, po shkruaj nje liber,......me mijra emigrante per buke goje , fates i doli fati ambadador ,...per te qarë e qeshur

    Lini një Përgjigje