Një koncert premierë me muzikën e kompozitorit legjendar Mikis Theodorakis do të vijë në skenën e Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, duke sjellë për publikun shqiptar një udhëtim të veçantë artistik nën titullin “Zorba - The Greek”.
Programi është konceptuar si një përzgjedhje nga ciklet më të njohura të krijimtarisë së tij, përfshirë “Axion Esti”, “Epitafios”, “Epifania” dhe “Ta Lyrika”, vepra që mbështeten mbi poezinë e autorëve të mëdhenj grekë si Odysseas Elytis, Yannis Ritsos dhe Tasos Livaditis.
Mbrëmja artistike synon të ndërthurë muzikën me fjalën poetike, duke krijuar një atmosferë të pasur emocionale dhe reflektuese, ku tradita dhe ndjeshmëria moderne takohen në një rrëfim të vetëm skenik.
Në skenë do të interpretojnë artistët e TKOBAP-së, baritoni Artur Vera dhe pianistja Etrita Ibrahimi. Një element i veçantë i koncertit do të jetë edhe prania e buzukut, instrument simbol i muzikës greke, i interpretuar nga Panagiotis Lympanovnos, ndërsa poezitë do të vijnë përmes interpretimit të aktorit Xhuliano Brisku.
Koncerti do të mbahet më 15 prill, në orën 20:00, duke premtuar një mbrëmje të veçantë për dashamirësit e muzikës dhe artit skenik.
Lini një Përgjigje