TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Janar 2025, 09:31

Zbardhet vrasja e Ramazan Matajt, në pranga autori dhe tre të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhet vrasja e Ramazan Matajt, në  pranga autori dhe tre të

Bëhet me dije se në prangat e policisë kanë rënë babë e bir. 

Është zbardhur vrasja e 33-vjeçarit Ramazan Mataj në Postribë të Shkodrës. Mësohet se në prangat e policisë kanë rënë dy persona dhe janë shoqëruar dy të tjerë që kanë dijeni për ngjarjen.

Të arretsuarit janë identifikuar si Rustem dhe Arjon Hasa. Sipas informacioneve, njëri prej të arrestuarve u kap në kufi teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria. 

Janë shoqëruar në polici edhe dy djemtë e Rustëm Hasës, Arjan dhe Klisman Hasa, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar në vrasjen e 33-vjeçarit.

Bëhet me dije se në prangat e policisë kanë rënë babë e bir, të cilët rezulton të jenë fqinjët e viktimës. 

Mataj u ekzekutua më 4 janar 2025, në zonën e Dragoçit, ku u qëllua me breshëri plumbash brenda makinës së tij.
Hetimet e para tregojnë se ngjarja mund të ketë lidhje me konflikte personale, përfshirë mundësinë e ngacmimit të një vajze në rrjete sociale. Pas një periudhe hetimesh intensive, autoritetet kanë arrestuar 2 persona të dyshuar për përfshirje në këtë vrasje. Njëri prej tyre dyshohet si autori kryesor, ndërsa të tjerët si bashkëpunëtorë.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të siguruar prova të mjaftueshme për ndjekjen penale të të dyshuarve.

 

vrasja e ramazan matajt

Lini një Përgjigje