
Një traget i cili ishte nisur nga Porti i Durrësit për në Bari është kthyer mbrapsht, pas një emergjence mjekësore në bord.
Kapiteneria e Portit Durrës bën me dijeni se mbas njoftimit të marrë në orën 15:50 nga Af Marina e cila ishte nisur nga Porti Durrësit në orën 13:00 në drejtim te Barit, për një emergjence mjekësore (abort spontan) te një shtetaseje shqiptare.
Sapo ka marrë njoftimin u urdhërua kthimi i tragetit në Radë dhe u vendos ne gatishmëri rimorkiatori Joni për te shkuar në Radë për te marr shtetasen e sëmurë, e cila sipas informacioneve paraprake dyshohet se ka pësuar abort.
Gjithashtu në bashkëpunim me autoritet portuale u vendos ne gatishmëri ambulanca e APD për të transportuar të sëmurën në spital.
Lini një Përgjigje