TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Janar 2025, 17:39

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, arrestohet kurbinasi

Shkruar nga Pamfleti

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, arrestohet

Policia e Shtetit ka finalizuar një operacion në Kurbin, ndërsa është arrestuar një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nga raportimet mësohet se është arrestuar Ylli Zherri, i cili akuzohet nga autoritetet italiane të drejtësisë si anëtar i një organizate kriminale dhe për trafik të lëndëve narkotike.

Ndaj tij, Gjykata e Varezes ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Pritet që Zherri të ekstradohet drejt Italisë

Lini një Përgjigje