TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Gusht 2023, 15:52

Zbardhet dinamika sherrit në Vlorë, fjalët e fundit të Armando Meshau para se ta vrisnin

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhet dinamika sherrit në Vlorë, fjalët e fundit të

Armando Meshaui 55-vjeç u vra pranë ambienteve të një kancelarie në qytetin e Vlorës, pas një sherri fizik me dy persona të tjerë, motivi i konfliktit nuk dihet.

Ai ka goditur kokën në pllakë pas konfliktit, e për pasojë përplasja ka qenë fatale për jetën e tij.

Ndërkaq trupi i viktimës është transportuar për në morgun e spitalit të Vlorës. 55-vjeçari, një emër i njohur në fushën  e ndërtimit në Vlorë, u vra pas një sherri fizik në një kancelari në Vlorë, pasi u qëllua me grusht nga një person, i njohur tashmë për policinë.

Autori është shpallur në kërkim nga policia, ndërkohë që identifikimi i tij ka qenë i lehtë për shkak se e gjithë zona ka qenë e monitoruar nga kamerat e sigurisë.

Dinamika e sherrit

Armando Meshau 55 vjeç ka qënë në një pikë interneti për të printuar documenta dhe sipas burimeve ka nisur të konfliktohet me një person tjetër që ka qënë dhe ai po në albjentet e internetit.

Sipas burimeve, debati ka degjeneruar me grushta ku shkaku ka qënë një banesë. Armando Meshau ka debatuar me personin që ishte brenda duke e ofenduar dhe i ka thënë që: “S’ke për ta marrë apartamantin me fjalë banale”.

Ndërkohë që ai e ka qëlluar dy herë me grusht, në fytyrë dhe nga goditja personi ka rënë pa ndjenja duke humbur dhe jetën.

dinamika sherrit në vlorë

Lini një Përgjigje